
Që prej fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, Europa ka qenë gjatë të gjithë kohës nën trysninë e përshkallëzimit të luftës.
Shefi i firmës më të madhe gjermane të municioneve, Rheinmetall, Armin Papperger, tha për BBC se Evropës do t’i duhen 10 vite për të qenë plotësisht e gatshme për të mbrojtur veten.
Ai deklaroi se momentalisht rezervat e municioneve janë “bosh”.
Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump më herët deklaroi se nuk do t’i mbronte anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë detyrimet e tyre dhe madje do t’i “inkurajonte” agresorët të “bënin çfarëdo që duan me ata”.
Papperger tha se do të duhej një kohë e gjatë për t’u përgatitur kundër një agresori që dëshiron të luftojë kundër NATO-s.
“Për të qenë vërtet të përgatitur, na duhen 10 vite. Ne duhet të prodhojmë 1.5 milionë fishekë në Evropë”, u shpreh Papperger.
Ai shtoi se një sasi e madhe e municioneve evropiane u dërgua në Ukrainë, duke lënë pak rezerva.
“Përderisa kemi luftë, ne duhet të ndihmojmë Ukrainën, por më vonë do të na duhen të paktën 5-10 vjet për të mbushur realisht stoqet e municioneve”, tha shefi i firmës gjermane të municioneve.
Lini një Përgjigje