
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “Izraeli zgjodhi objektivat bazuar në interesat e tij kombëtare për të sulmuar Iranin dhe nuk është bazuar në direktivat amerikane".
Netanyahu ka hedhur poshtë kështu aludimet se fillimisht Izraeli kishte planifikuar të godiste objektet e naftës dhe gazit natyror të Iranit, por ndryshoi mendje dhe fokusuar drejt objektet ushtarake iraniane, pas presionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka mohuar aludimet, teksa i ka cilësuar si thashetheme dhe lajme të pavërteta.
Kujtojmë se, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion Izraelit që të mendojë me kujdes lidhur me sulmin hakmarrës kundër Iranit. Sulmi me raketa balistike i Iranit më 1 tetor ndaj Izraelit (si përgjigje ndaj një serie veprimesh përshkallëzuese nga të dyja palët) pritej të shkaktonte një reagim të fortë nga Izraeli.
Sfidë për Biden ishte të bindte Izraelin të ishte i kujdesshëm në përgjigjen e tij, duke ditur se çdo lëvizje e tepruar mund të shkaktonte një luftë gjithëpërfshirëse rajonale që mund ta tërhiqte në konflikt edhe Amerikën- vetëm disa javë para zgjedhjeve në SHBA. Një skenar që do të kishte pasoja të rënda.
Biden e dinte që kryeministri i Izraelit, Netanyahu, mund të përpiqej të përdorte këtë situatë për të ndërmarrë një sulm të madh ndaj Iranit, një mundësi që ai e kishte kërkuar prej kohësh. Edhe pse një veprim i tillë mund të dukej tërheqës taktikisht, sidomos pas suksesit të fundit të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban, administrata amerikane mendonte se kjo do të ishte strategjikisht shumë e rrezikshme, sepse mund të shkaktonte një konflikt më të gjerë.
Lini një Përgjigje