TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2024, 15:40

A po nxit NATO ashpërsimin e luftës në Ukrainë? Stoltenberg nuk tërhiqet nga plani për të lejuar Kievin të sulmojë brenda Rusisë

Shkruar nga Pamfleti
A po nxit NATO ashpërsimin e luftës në
Stoltenberg

Stoltenberg nuk dorëzohet, kërkon të hiqen kufizimet ndaj Ukrainës për të sulmuar brenda Rusisë me armë perëndimore...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duket se nuk heq dorë nga ideja për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë.

Ai tha sot se përdorimi nga Ukraina i armëve të aleatëve të saj perëndimorë, për të goditur objektivat brenda Rusisë, nuk do ta bënte NATO-n dhe anëtarët e saj pjesë të konfliktit.

Komentet e tij vijnë pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s u bëri thirrje vendeve anëtare të mbështesin "të drejtën ndërkombëtare" të Ukrainës për t'u mbrojtur duke hequr "disa kufizime" në përdorimin e armëve perëndimore nga Kievi për të goditur brenda territorit rus.

Deklarata e miratuar gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare të përshpejtojnë dërgesat e tyre të armëve kritike në Ukrainë.

Disa shtete të NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, i kanë hequr tashmë kufizime të tilla, por jo mjaft shtete perëndimore e kanë bërë këtë për të sfiduar aftësinë e Moskës për të kryer lirisht sulme ajrore ose për të organizuar operacione tokësore kundër Ukrainës, tha Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg doli me një qëndrim surprizë. Ai deklaroi se vendet e NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armë duhet të lejojnë forcat e armatosura të Kievit t'i përdorin ato për të goditur objektivat ushtarake në Rusi.

Deklarata u bë në një intervistë për “Economist”. Sipas të përjavshmes britanike, lideri i Aleancës i referohet veçanërisht Shteteve të Bashkuara. “Është koha që aleatët të konsiderojnë heqjen e disa kufizimeve në përdorimin e armëve që i kanë dhënë Ukrainës”, tha ai në intervistë, duke përmendur në veçanti betejat e vazhdueshme në zonën e Kharkiv. “Ndalimi për aftësinë për të përdorur këto armë kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, shpjegoi ai.

Lini një Përgjigje