TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2024, 12:24

Tensionet Athinë-Shkup, Silianovska: Nuk po shkelim marrëveshjen, të kthejnë gishtin nga vetja!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet Athinë-Shkup, Silianovska: Nuk po shkelim marrëveshjen,

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gortnana Silianovska, i ëshët përgjigjur akuzave të Greqisë se po shkel Marrëveshjen e Prespës. Silianovska, e sapo ardhur në detyre thotë se nuk e ka shkelur marrëveshjen.

Greqia akuzon Maqedoninë e Veriut se nuk po zbaton Marrëveshjen e Prespës, pasi në 12 maj presidentja teksa bëri betimin, e quajti vendin e saj “Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut”. Situata u përshkallëzua pasi përgjigjja e Greqisë ishte e ashpër duke kërcënuar se do iu bllokojnë integrimin në BE.

“E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës . Nuk shoh se kam shkelur Marrëveshjen e Prespës. Përveç kësaj, vetë Marrëveshja e Prespës thotë qartë se dokumentet dhe komunikimet do të përdorin emrin e marrë nga Marrëveshja e Prespës, kështu që unë nuk e shoh këtë si shkelje këtu. Unë as nuk e kam grisur garancinë statutore, as nuk kam thënë që nuk do ta respektoj Kushtetutën dhe as nuk kam thënë se do të denoncoj Marrëveshjen e Prespës. Një tjetër gjë është se unë e kritikova Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procesit të miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes së saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por, ky është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj”, tha Gordana Silianovska.

E pyetur nëse sjellja e saj mund të ndikojë në integrimin evropian të vendit, Gordana Silianovska tha se kjo pyetje duhet bërë nga pala greke. Ajo u shpreh se ndërsa i kërkojnë të respektojë marrëveshjen, të kthejnë gishtin nga vetja, pasi sipas saj, grekët vazhdojnë ta quajnë “Maqedoninë e Verit” me akronomin “FYROM”.

“Nuk mund të përgjigjem, sepse ndoshta përfaqësuesit grekë mund të përgjigjen më mirë. Unë ndonjëherë dëgjoj disa paralajmërime dhe kërcënime, por them se është e vërtetë që në të Drejtën Ndërkombëtare vlen parimi se Marrëveshjet duhet të respektohen, por mendoj se gjithmonë, kur i kërkojmë tjetrit të bëjë diçka, është e natyrshme që kontekstin e një logjike “win-win”, për të pyetur veten se çfarë kemi bërë. Mendoj se kushdo që ka shkuar në Greqi ka pasur rastin të shohë se emrin që na kërkojnë ta respektojmë, nuk e tregojnë askund. Shkupi vazhdon të ekzistojë dhe në fakt në shumë vende ekziston edhe akronimi (s.s. Maqedoni-FYROM). Të mos flasim për memorandumet”, tha Gordana Silianovska.

Lini një Përgjigje