TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2025, 21:38

“A do të ndalosh së vrari civilë?”/ Nis takimi Trump-Putin

Shkruar nga Pamfleti

“A do të ndalosh së vrari civilë?”/ Nis takimi

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska. Mediat u lejuan pak të filmojnë ambientin e takimit. Teksa dy liderët pozuan për kamerat, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me bërtitje.

Njëri e pyeti Putinin nëse ai "do të ndalojë së vrari civilë". Presidenti rus tregoi me gisht nga veshi i tij dhe ngriti supet në përgjigje.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota