TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Dhjetor 2024, 17:53

780 mijë ushtarë të vrarë dhe 80 mijë mjete luftarake të shkatërruara, bilanci shokues i Rusisë në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

780 mijë ushtarë të vrarë dhe 80 mijë mjete luftarake

Raporte të shumta janë bërë nga media dhe agjenci të ndryshme inteligjence për të treguar statistikat e humbjes që ka pësuar Rusia në trupa, mjete ushtarake, avionë, dronë dhe artileri që nga nisja e luftës.

Një raport i fundit i nxjerrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tregon pasqyrën e vërtetë të asaj që po ndodh në anë tjetër të betejës.

Sipas raportimeve mësohet se deri më sot, rusia ka humbu 779,320 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022.

Sa i takon mjeteve luftarake të shkatërruara në luftë, bëhet fjalë për: 9.628 tanke, 19.923 mjete luftarake të blinduara, 32.117 automjete dhe depozita karburanti 21.333 sisteme artilerie, 1.256 sisteme rakete lëshimi të shumëfishta, 1.030 sisteme të mbrojtjes ajrore, 369 avionë, 329 helikopterë, 20.908 dronë, 28 anije dhe 1 nëndetëse.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, Rusia mendohet se është ndihmuar nga Koreja e Veriut dhe Kina për t’i bërë ballë luftës. Ndërkohë që pas viti të dytë të luftës, Putin urdhëroi të gjithë shtetin që të punonte me kapacitet të plotë për të plotësuar nevojat e luftës.

780 mijë ushtarë të vrarë dhe 80 mijë mjete luftarake

Lini një Përgjigje