TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2026, 18:00

200 mijë franga garanci, lirohet nga burgu pronari i barit ku humbën jetën 40 persona në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti
 
200 mijë franga garanci, lirohet nga burgu pronari i barit ku humbën
Pronarët e barit ku humbën jetën 40 persona në Zvicër

Jacques Moretti, pronari i klubit Constellation në Crans-Montana ku humbën jetë tragjikisht 40 persona, është liruar nga burgu nga Gjykata e Masave Shtrënguese në Sion.

Moretti paguajti 200,000 franga në formë garancie për lirinë.

Ai do t’i nënshtrohet masave paraprake për të parandaluar arratisjen, duke përfshirë dorëzimin dhe nënshkrimin e dokumenteve të identitetit.

Sipas raportimeve, Moretti dhe gruaja e tij, Jessica Maric, mbeten nën hetim për vrasje të paqëllimshme, sulm dhe zjarrvënie të qëllimshme, lidhur me tragjedinë në klubin e tyre gjatë natës së Vitit të Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe 116 të tjerë u plagosën.

tragjedia ne zvicer

Lini një Përgjigje