TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2026, 07:55

12 mijë viktima në Iran, Trump nxit rebelimin e protestuesve: Merrni kontrollin, ndihma e SHBA po vjen

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi i Trump për Iranin këtë mëngjes në platformën e tij të mediave sociale 'Truth' nxiti pritjet për një sulm të mundshëm amerikan kundër ajatollahëve.

12 mijë viktima në Iran, Trump nxit rebelimin e protestuesve: Merrni
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump nxit protestat

Situata në Iran sa vjen dhe po përkeqësohet, teksa sulmet ndaj protestuesve kanë shkaktuar mijëra viktima.

Sipas Iran International, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 12 mijë, shumica nën moshën 30 vjeç, ndërsa autoritetet iraniane flasin për rreth 3 mijë viktima. Ndërkohë, pritet ekzekutimi i një protestuesi 26-vjeçar, i arrestuar gjatë demonstratave.

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat dhe të “marrin kontrollin e institucioneve”.

Trump ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë, duke shtuar se “ndihma është në rrugë e sipër” për protestuesit. Duke folur në Detroit, Trump paralajmëroi se përgjegjësit për dhunën “do të paguajnë një çmim shumë të lartë”.

"Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni, merrni kontrollin e institucioneve tuaja!!! Shkruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. Ndihma është duke ardhur. Miga!!!", shkroi ai në Truth, duke përdorur sloganin "Maga" (Ta bëjmë Iranin të Madh përsëri).

Mesazhi i tij për Iranin këtë mëngjes në platformën e tij të mediave sociale Truth nxiti pritjet për një sulm të mundshëm amerikan kundër ajatollahëve.

Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka bërë të ditur se Trump po shqyrton aktualisht opsione jo-ushtarake për të mbështetur protestuesit iranianë. Ndërkaq SHBA-ja ka paralajmëruar gjithashtu tarifa 25% për vendet që tregtojnë me Teheranin dhe u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani.

Takim sekret në Shtëpinë e Bardhë me trashëgimtarin e fronit mbretëror të Iranit

12 mijë viktima në Iran, Trump nxit rebelimin e protestuesve: Merrni
Reza Pahlavi

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, zhvilloi këtë fundjavë një takim sekret me Reza Pahlavin, trashëgimtarin e dinastisë Pahlavi në mërgim, për të diskutuar mbi protestat, raporton Axios.

Ky ishte takimi i parë në nivel të lartë mes opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave.

Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një “lider tranzicioni” në rast se regjimi bie.

Ekipi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë mbajti një mbledhje të hënën për të shqyrtuar opsionet e reagimit, megjithëse presidenti Trump nuk mori pjesë.

Situata e rëndë brenda vendit

12 mijë viktima në Iran, Trump nxit rebelimin e protestuesve: Merrni
Protestat në Iran

Pamjet e shpërndara nga aktivistët tregojnë trupa me plagë të rënda nga plumbat dhe qytetarë që përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre mes trupave të pajetë. Forcat e sigurisë raportohet se bastisin spitalet private, duke kërcënuar stafin mjekësor që të dorëzojnë informacion mbi personat e plagosur. Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, ka konfirmuar se numri i të vdekurve ka kaluar 2 mijë, por frika është se shifra përfundimtare mund të jetë shumë më e lartë.

Presidenti Donald Trump reagoi me ton të ashpër, duke kërkuar nga “patriotët iranianë” që të mos dorëzohen dhe të marrin nën kontroll institucionet, ndërsa ekipi i tij i sigurisë kombëtare shqyrton opsione që përfshijnë mjete ushtarake dhe operacione klandestine.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë krahasuar bllokimin e komunikimeve me një “burgim të vetmuar” për popullin iranian, që regjimi të mund të shtypë protestuesit pa u parë nga bota.

Protestat filluan në fund të dhjetorit për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe u shndërruan shpejt në një revoltë kombëtare që përfshiu të 31 provincat e Iranit, duke kërkuar fundin e pushtetit që vjen pas revolucionit të vitit 1979.

Reagimi i Rusisë dhe Kinës

Rusia ka reaguar ashpër, duke i cilësuar kërcënimet amerikane si “të papranueshme” dhe paralajmëron se çdo sulm i ri ndaj Iranit do të kishte “pasoja katastrofike” për Lindjen e Mesme dhe sigurinë globale.

"Kushdo që synon të përdorë trazirat që po zhvillohen në Iran si pretekst për një sulm të ri ndaj Republikës Islamike si ai i qershorit të kaluar, duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat katastrofike të veprimeve të tilla për situatën në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë globale ndërkombëtare", paralajmëroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke akuzuar "forcat e huaja armiqësore ndaj Iranit" se po përpiqen të "shfrytëzojnë tensionet sociale në rritje për të destabilizuar dhe shkatërruar shtetin iranian".

Edhe Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane, dënoi masat amerikane dhe deklaroi se do të mbrojë interesat e saj. Ndërkohë, OKB-ja është shprehur “e tmerruar” nga dhuna, ndërsa Bashkimi Evropian ka njoftuar sanksione të reja kundër regjimit iranian.

Ndërkohë administrata Trump po vlerëson edhe skenarë për një ndryshim të mundshëm regjimi. I dërguari amerikan Steve Witkoff ka zhvilluar një takim sekret me Reza Pahlavin, ish-princin e kurorës iraniane në mërgim, i cili po përpiqet të pozicionohet si figurë udhëheqëse kalimtare në rast të shembjes së regjimit aktual. 

Irani akuza Trump për vrasjet

Shefi i sigurisë kombëtare iraniane, Ali Larijani në një postim në X e quajti presidentin e SHBA-së Donald Trump një nga vrasësit kryesorë të popullit të Iranit. Ky reagim i Larijanit erdhi pasi Trump tha se kishte anuluar çdo takim me zyrtarët iranianë për shkak të vdekjeve të protestuesve.

Larijani gjithashtu e cilësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu si vrasësin e dytë në listën e tij. Trump tha të martën se ende nuk ka qenë në gjendje të ketë një pasqyrë të saktë se sa protestues janë vrarë në Iran, ndërsa këshilloi amerikanët që mbeten në vend të largohen.

“Do të thoja se nuk është ide e keqe të largohemi”, tha Trump kur u pyet nëse qytetarët amerikanë apo qytetarët e aleatëve të SHBA-së duhet të largohen nga Irani.

Presidenti nuk pranoi të jepte më shumë detaje mbi mesazhin e tij të mëparshëm se ndihma ishte rrugës për protestuesit./ Pamfleti

 

trump nxit protestat iran-trump

Lini një Përgjigje