TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2025, 20:12

1 orë larg takimit të shumë pritur, Putin mbërrin në Alaskë?

Shkruar nga Pamfleti

1 orë larg takimit të shumë pritur, Putin mbërrin në

Na ndajnë afro 60 minuta nga takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin në Alaska. Në orën 21.00 me orën tonë lokale parashikohet që të dy liderët të shtrëngojnë duart.

Sipas mediave ndërkombëtare, pak më parë është ulur në Anchorage të Alaskës një aeroplan qeveritar rus. Dyshimet janë se në të ndodhet Putin.

Aeroplani u nis nga qyteti i Magadanit në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë, ku presidenti rus ndaloi më herët të premten.

Po ashtu ka dalë fotoja që tregon se ku do të takohen Donald Trump dhe Vladimir Putin sonte. Një qilim i kuq është shtruar, me avionë luftarakë të pozicionuar në të dyja anët e një shenje "Alaska 2025".

Lini një Përgjigje