TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Mars 2024, 08:23

Atentat ndaj shqiptarit në Greqi, qëllohet me armë në kokë

Shkruar nga Pamfleti

Atentat ndaj shqiptarit në Greqi, qëllohet me armë në

Një atentat është shënuar dje në Athinë, ku u qëllua me armë zjarri në kokë, ndaj një shtetasi që dyshohet se është shqiptar.  Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, mediet greke raportojnë se ai ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda jashtë një dyqani nargjilesh. Mësohet se ai është rrethuar nga një grup personash dhe njëri prej tyre e ka qëlluar.

Më pas një ambulancë ka marrë 35-vjeçarin, dhe e ka transportuar në spitalin “Gennimatas”, ku ka qëndruar i intubuar në gjendje kritike në ICU për rreth dy orë. Megjithatë, para mesnate ka dhënë frymën e fundit. 

greqi atentat

Lini një Përgjigje