
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeed Iravani, tha se Irani do t’i përgjigjet çdo sulmi që vjen nga Izraeli, duke kërcënuar kështu me zgjerim të konfliktit.
Sipas tij, Irani rezervon të drejtën e natyrshme legjitime për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ose sulmi që vjen nga regjimi izraelit kundër vendit të tij.
Iravani, në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Yamazaki Kazuyuki dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, hodhi poshtë akuzat nga Izraeli, duke nënvizuar se regjimi izraelit përdori gënjeshtra, përhapi dezinformata dhe bëri akuza të pabaza.
“Irani riafirmon të drejtën e natyrshme të Republikës Arabe Siriane dhe Libanit, sipas ligjit ndërkombëtar, për të marrë të gjitha masat e nevojshme në përgjigje të çdo kërcënimi apo sulmi dhe akti agresioni nga regjimi izraelit kundër sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit të tyre territorial”, tha ai.
Lini një Përgjigje