TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2023, 20:16

Krim makabër në Francë, babai vret me thikë tre vajzat e tij dhe dorëzohet në polici

Shkruar nga Pamfleti

Krim makabër në Francë, babai vret me thikë tre vajzat e tij

Ditën e sotme Franca është tronditur nga një ngjarje makabër. Një 41-vjeçar ka vrarë tre vajzat e tij 4, 10 dhe 11 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë tyre në Alfortville, në periferi të Parisit.

Sipas autoriteteve franceze 41-vjeçari ishte i njohur për rastet e dhunë në familje pasi ishte raportuar disa herë në polici.

Pas krimit të rëndë, ka qenë ai vetë që ka shkuar në rajonin e policisë Dieppe në Normandi dhe ka deklaruar se kishte vrarë fëmijët e tij.

Policia më pas ka shkuar në banesë ku edhe ka gjetur pa jetë tre vajzat. Sipas hetimeve tre të miturat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre ishin mbuluar me batanije.

Babai ishte dënuar për dhunë në familje në vitin 2021, tha një burim i afërt me rastin. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi asokohe, por që më pas u hoq.

francë krim makabër

Lini një Përgjigje