TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Qershor 2025, 10:50

Uriah Hip-i Blendi Gonxhe merr kompetencat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Shkruar nga Pamfleti
Uriah Hip-i Blendi Gonxhe merr kompetencat e kryetarit të Bashkisë
blendi Gonxhe dhe Erion Veliaj /

Pas arrestimit të Veliajt dhe bllokimit të kryetares në detyrë, Gonxhe ka nisur të zbatojë vetë vendimet e Këshillit Bashkiak, duke marrë de facto kompetencat e kryebashkiakut, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt 2025, përmes një skenari të projektuar në zyrat e Bablokut dhe të zbatueshëm në bashkëpunim me vegla të tij brenda SPAK dhe GJKKO, është ndërmarrë edhe lëvizja e parë zyrtare për të vendosur Bashkinë e Tiranës nën kontrollin politik dhe financiar të ministrit Blendi Gonxhe.

Fakti është i thjeshtë dhe i verifikueshëm:
Me Vendim Nr. 131, datë 18 dhjetor 2024, Këshilli Bashkiak i Tiranës, me propozim të Erion Veliajt, miratoi projektin për mbështetjen e hapjes së 70 bizneseve nga grupe dhe individë në nevojë, me vlerë totale 9.8 milionë euro, fond që do financohej nga vetë Bashkia e Tiranës.

Gara për zbatimin e projektit u shpall më 13 janar 2025, me afat për përfundim në fund të muajit shkurt. Por pas arrestimit të Veliajt, projekti u pezullua, megjithëse kompetenca për zbatimin ligjërisht i kalonte kryetares në detyrë, Anuela Ristani, e cila nuk lëvizi asnjë hap, me urdhër të prerë nga lart.

Ndërkohë, me një vendim të paprecedentë, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka marrë zyrtarisht drejtimin e zbatimit të këtij projekti bashkiak, një ndërhyrje e paligjshme dhe antikushtetuese, që shkel direkt ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ndarjen e pushteteve.

Vendimi Nr. 125, datë 30 maj 2025 i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, i drejtuar nga vetë Gonxhe, miraton zbatimin e projektit të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në mungesë të firmës ekzekutive të kryetarit të bashkisë, që duhet të jetë autoriteti zbatus i vetëm ligjor.

Uriah Hip-i Blendi Gonxhe merr kompetencat e kryetarit të Bashkisë

Kjo do të ishte normale vetëm në një rast: nëse Ministria do kishte financuar projektin. Por në këtë rast, fondi prej 9.8 milionë euro vjen nga buxheti i Bashkisë Tiranë, jo nga ministria e Gonxhes. Megjithatë, Gonxhe ka urdhëruar zbatimin e tij, duke e kthyer veten në kryetar de facto të Bashkisë së Tiranës, ndërsa Anuela Ristani është reduktuar në noter që firmos urdhrat e qeverisë qendrore.

Burime nga brenda Komisionit të Ndihmës Shtetërore konfirmojnë se vendimi është shtyrë nga vetë Gonxhe dhe i paraprin një sërë ndërhyrjesh të tjera financiare në fondet e bashkisë, që më parë administroheshin nga Veliaj.
Qëllimi është i qartë: të kontrollohet çdo hallkë e bashkisë më të madhe në vend, ndërkohë që arrestimi i Veliajt ka hapur një boshllëk që qeveria synon ta mbushë me njerëz të bindur dhe struktura të kontrollueshme nga lart.

Zyrtarisht, Gonxhe është ministër. Por praktikisht, me miratimin e këtij vendimi, ai po funksionon si zëvendës-kryetar i Tiranës me fuqi të plota, pa pasur asnjë bazë ligjore.
Në këtë skemë, edhe Anuela Ristani, në vend që të zbatojë vendimet e Këshillit Bashkiak, nënshkruan fondet në emër të Blendi Gonxhes, duke shpërfillur detyrimet që i ngarkon ligji për statusin e kryetares në detyrë.

Kjo lëvizje është vetëm fillimi i kalimit të plotë të bashkisë së Tiranës nën kontrollin e klanit të Bablokut, që po përdor Gonxhen si urë për të marrë jo vetëm fondet, por edhe të gjithë infrastrukturën e vendimmarrjes në kryeqytet. Ajo që deri dje ishte “vija e kuqe” e Veliajt, sot është “zonë e lirë” për pushtetin e centralizuar që po ndërton Rama, përmes shokëve dhe veglave të tij më të bindura./Pamfleti

uriah hip-i blendi gonxhe erion veliaj

Lini një Përgjigje