TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Tetor 2023, 10:37

Tërhiqet SPAK, pezullon dosjen “Buka”; do verifikohet privatizimi nga viti 1995

Shkruar nga Pamfleti
Tërhiqet SPAK, pezullon dosjen “Buka”; do verifikohet
Arben Ahmetaj /

Pas reagimit me dokumente zyrtare nga ish-ministri Arben Ahmetaj, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i rekomandoi prokurorit Elvin Gokaj, të rivlerësojë procedimin, sepse konstatoi që dosja ishte me shkelje procedurash, me prova të kundërta, pa hetim në burimin zyrtar të provave nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe me hetim të njëanshëm nga prokurori i çështjes, për motive, shërbime e interesa që i di ai...

Një zhvillim i kundërt ka ndodhur në SPAK, me dosjen hetimore të privatizimit të ish-Fabrikës së Bukës-Tiranë, për të cilën prokurori Elvin Gokaj, ka marrë të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetaj, me akuzën e dëmit 7 miliardë lekë ndaj arkës së shtetit.

Dy javë pas bërjes publike të procedimit penal, dhe pas reagimit me dokumente nga ish-ministri Ahmetaj, kreu i SPAK Altin Dumani, pasi është njohur me lëndën e dosjes, i ka rekomanduar prokurorit të çështjes Elvin Gokaj, të verifikojë e ballafaqojë provat mbi të cilën ka ndërtuar akuzën, me dokumentet që ka servirur ish-ministri dhe ato që janë në arkivën e ministrisë.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, prokurori Elvin Gokaj ka pezulluar procedimin ndaj ish-ministrit Ahmetaj për dosjen “Fabrika e Bukës”, dhe ka filluar të rishikojë gjithë praktikën e dokumentet mbi të cilën ka ndërtuar akuzën.

Këtë pezullim, verifikim e rivlerësim provash, ai është detyruar ta bëjë, për shkak se në “zinxhirin” hetimor për privatizimin e Fabrikës së Bukës, nuk janë përfshirë një seri procedurash, aktesh gjyqësore, noteriale, ekspertime, urdhra e vendime para vitit 2014, kur ka nisur privatizimi i aksioneve dhe skema e shitjes totale të saj.

Verifikimi dhe hetimi, do fillojnë nga Urdhri Nr. 2/25, datë 26 tetor 1995 i ish-Ministrit të Financave, Dylber Vrioni, i cili urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, të shiste 49% aksione të Fabrikës së Bukës-Tiranë,  aksione që u shitën pas 2 muajve më 20 dhjetor 1995.

Tërhiqet SPAK, pezullon dosjen “Buka”; do verifikohet

Nxitim, urdhër e joshje, skemë apo presion nga jashtë mbi prokurorin e çështjes Elvin Gokaj; është shkelja e ligjit për procedurat e hetimit, nga faza e nisjes së hetimit, kryeja e tij, krijimi i lëndës materiale të provave dhe ngritja e akuzës.

Akuza ndaj Arben Ahmetajt për Fabrikën e Bukës, është proceduar dhe ndërtuar vetëm mbi bazën e dokumenteve të kallëzimit që kanë bërë pronarët e truallit, pa bërë hetim paraprak me hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit në arkivën e Ministrisë së Ekonomi- Financave, që janë “furnizuesit” e prokurorit të çështjes me prova zyrtare, dëshmi e ekspertime.

Këtë shkelje ligji e mungesë provash, prokurori Gokaj ka nisur t’i korrigjojë, pas rekomandimit të shefit të SPAK, Altin Dumani, duke ngarkuar dy hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të mbledhur gjithë provat e historikut të shitjes së kësaj fabrike dhe deri te leja për pallat.

Detyra e hetuesve të BKH, është kjo: të bëjnë hetimin paraprak për gjithë procedurën e privatizimit, hetim të cilin, prokurori duhej ta urdhëronte, para se të ndërtonte e ngrinte akuzën dhe para se të merrte e të shpallte të pandehur ish-ministrin.

Nuk është rasti i parë, që prokurorët e SPAK, bëjnë procedime e arrestime, pastaj kërkojnë të gjejnë e vërtetojnë provat penale për të akuzuarit, por shpesh kanë dështuar e kanë dal huq.

Siç ndodhi me zbythjen, tërheqjen dhe verifikimin për dosjen e Fabrikës së Bukës-Tiranë; që vetë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kuptoi se ishte me shkelje procedurash, me hetim të mangët, pa hetim në burimin zyrtar të provave nga BKH dhe me hetim njëanshëm nga prokurori i çështjes, për motive, shërbime e interesa që i di ai./Pamfleti

Tërhiqet SPAK, pezullon dosjen “Buka”; do verifikohet

 

tërhiqet spak dosja buka arben ahmetaj privatizimi

Lini një Përgjigje