Para 1 muaji, oligarku Bashkim Ulaj emëroi Astrit Patozin, Administrator të Përgjithshëm të kompanisë së tij mediatike “A2 CNN” që përfshin edhe hotelet; ndërkohë që Astrit Patozi ka ende në administrim juridik vilën dhe mjediset e tjera, që Babloku ia dha për gjoja seli partie...
Më 25 shtator 2019, me Vendim nr. 632, kryeministri Edi Rama i dha partisë “Bindja Demokratike” me kryetar Astrit Patozin, një vilë për zyra, megjithëse ishte krijuar vetëm 2 muaj para ditës së zgjedhjeve, kur PS i mundësoi nga 1 e 2 këshilltarë në 27 bashki.

Dhënia e Vilës nr. 1 dhe godinës së palestrës pranë saj, u konsiderua shpërblim i Ramës ngaqë pas bojkotit të PD-LSI, kjo parti u fut në zgjedhjet lokale, gjoja si parti opozitare rivale e PS.
Por Astrit Patozi, reagoi duke thënë se ajo vilë nuk vlen as për stallë, por me vendimin e Bablokut në dorë, shkoi e regjistroi, si pasuri në juridiksion përdorimi të partisë së tij.
Megjithëse kjo parti “de facto” nuk ekziston, selia e përbërë nga Vila nr.1, plus palestra te blloku i vilave gjermane me sipërfaqe 1780 m2 dhe 800 m2 hapësirë pranë saj, është në përgjegjësi administrimi të Astrit Patozit, paçka se ky nuk është kryetar partie qysh prej datës 5 maj 2021.
Ka pasur dyshime të shprehura në media e nga grupi i demokratëve, se Edi Rama e shpërbleu Astrit Patozin me vilë si gjoja seli për partinë, por realisht ajo do shembet e do ndërtohet një kullë.
Shenjat e kullës, janë dhënë para 10 ditësh, kur Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kanë bërë dalje përfundimisht Vilën nr.1, palestrën e hapësirën 800 m2, duke ia partisë “Bindja Demokratike”, me të drejtën për ta zhvilluar sipas interesave të saj.

Por në VKM nr. 632, datë 25 shtator 2019, thuhet: - Partisë “Bindja Demokratike”, i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës, ose ta tjetërsojë apo t’ia japë në përdorim të tretëve.
Siç duket, ai vendim qeverie ka qenë maska e një pazari, që në vend të asaj vile, palestrës dhe hapësirës publike me sipërfaqe totale 2580 m2 te ish-vilat gjermane të ndërtohet një kullë; dhe për këtë po jepen shenjat e para nga firma “Gener -2 Sh.p.k” e oligarkut Bashkim Ulaj.
Sipas informacioneve, familjarë të Bashkim Ulajt që kanë në administrim dhe qendrën “Toptani”, prej 2 muajsh “inspektuan” territorin e Vilës nr. 1 së partisë “Bindja Demokratike”.
Ka zëra se do ndërtohet; dhe nuk janë rastësi këto 3 fakte:
1. Familjarët e Bashkim Ulajt, që janë drejtues e ortakë të firmës “Gener-2 Sh.pk.”, kanë bërë mbikëqyrjen e objektit dhe territorit te Vila nr. 1 që figuron seli e partisë “Bindja Demokratike”.
2. Para 1 muaji, oligarku Bashkim Ulaj emëroi Astrit Patozin, Administrator të Përgjithshëm të kompanisë së tij mediatike “A2 CNN” që përfshin edhe hotelet; ndërkohë që Astrit Patozi ka ende në administrim juridik vilën dhe mjediset e tjera, që Babloku ia dha për gjoja seli partie.
3. Para 10 ditësh, Ministria e Ekonomi-Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kanë bërë dalje përfundimisht Vilën nr.1, palestrën dhe hapësirën që ka në administrim partia “Bindja Demokratike”, duke i dhënë të drejtën kësaj partie, të bëjë çfarë të dojë me të.
Dhe Astrit Patozi, me shefin e ri dhe mikun e vjetër Bashkim Ulaj, kanë menduar të ndërtojnë një kullë./Pamfleti
Lini një Përgjigje