Një pyetje Altin Dumanit: - Çfarë ndryshimi kanë trafikantët Ben Qimja, Arbër Çekaj, Klement Balili etj., nga vëllezërit trafikantë të ish-prokurorit Petrit Fusha dhe ish-ministrit të policisë e drejtësisë, Fatmir Xhafaj, që nuk po u sekuestrohen pasuritë me burim drogën?
Në 3 vitet fundit, SPAK ka sekuestruar pasuritë e 42 trafikantëve të dënuar, arrestuar e shpallur në kërkim brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa gjatë muajve shtator-tetor 2023 ka nisur ofensivë sekuestrimesh ndaj disa eksponentëve të trafiqeve, ku i radhës ishte ndaj Ben Qimes së Fierit.
Të bën përshtypje fakti, se asnjë nga të sekuestruarit nuk ka familjarë të afërt ish e në poste aktuale president, kryetar kuvendi, kryeministër, ministra, deputetë, prokurorë e gjyqtarë, ndërkohë që ka familjarë të tyre të dënuar e në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
P.sh., SPAK nuk po i sekuestron pasuritë e trafikantit Sulejman Fusha, vëllait të Petrit Fushës, ish-shef i Prokurorisë-Tiranë e Zv/drejtor i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, deri më 6 mars 2019 kur u dorë hoq nga frika e Vetting-ut për pasuritë e zeza dhe lidhje me krimin.
Sipas ligjit anti-mafie, SPAK ka detyrim t’i sekuestrojë pasuritë e trafikantit Sulejman Fusha, ish-drejtues i një grupi të strukturuar trafikimi droge në Itali, Francë, Greqi, Qipro, Turqi, Shqipëri...
Sepse vëllai i ish-krye prokurorit Petrit Fusha, është dënuar në vitin 2011 dhe është në burgun “Centro Pontanciario” të rajonit Villena Alicante, mbasi pas dënimit të parë 12 vite është ri dënuar edhe me 9 vite si pjesë e një grupi tjetër me aktivitet trafikimi në Ekuador e Meksikë.
SPAK e di, që miliardat nga trafikimi i drogës, Sulejman Fusha i ka investuar në blerje tokash e trojesh, ferma bujqësore-blegtorale, agjenci turistike e transporti, vila, pallate, kulla e resorte, të fshehura pas emrit të vëllait ish-prokuror Petrit Fusha dhe nipërve e kushërinjve ndërtues kullash.
Janë fijet e zeza mafioze e klienteliste të Petrit Fushës brenda SPAK-ut, që vëllait të tij nuk i sekuestrohen pasuritë, një prej tyre resorti luksoz “Mai TAI” në Lundër; megjithëse ai është në burg në Spanjë, për aktivitet trafikimi droge me grup të strukturuar kriminal.
Trafikanti tjetër i dënuar në Itali është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, deputet, ish-Ministër Territori, Ministër Drejtësie, Ministër i Brendshëm, Kryetar i Ligjeve, shef i Reformës në Drejtësi, drejtues i “Taskë Forca e Ligjit” që do sekuestronte pasuritë e kriminelëve.
Edhe Agron Xhafaj është dënuar e burgosur në Itali, si drejtues i një grupi të strukturuar ndërkombëtar trafikimi droge; por SPAK nuk po i sekuestron asnjë pasuri, megjithëse e di, që të ardhurat nga trafiku i drogës, ai i ka investuar për toka, troje, aksione në biznese, apartamente, vila dhe ndërtim pallatesh e kullash nëpërmjet vëllait Fatmir Xhafaj e rrjetit të krushqive.
Një pyetje Altin Dumanit: - Çfarë ndryshimi kanë trafikantët Ben Qimja, Arbër Çekaj, Klement Balili etj., nga vëllezërit trafikantë të ish-prokurorit Petrit Fusha dhe ish-ministrit të policisë e drejtësisë, Fatmir Xhafaj, që nuk po u sekuestrohen pasuritë me burim trafikun e drogës?
Fakti është ky: Në shtator 2018, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme, krijuan strukturën e posaçme “Taskë Forca e Ligjit”, të drejtuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj, por në listën me 170 emra trafikantësh të dënuar brenda e jashtë Shqipërisë, mungonin Agron Xhafaj e Sulejman Fusha, ngaqë Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, ndërsa Petrit Fusha ishte Zv/drejtor i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ndërsa në muajin shkurt 2020, Ministria e Brendshme në bashkëveprim me SPAK, krijuan strukturën “OFL” për sekuestrimin e pasurive të kriminelëve e trafikantëve, por në listën me 380 trafikantë, të hartuar nga Sandër Lleshaj, Arben Kraja, Olsian Çela e Etilda Gjonaj, mungonin përsëri vëllai i Fatmir Xhafës dhe vëllai i krye prokurorit Petrit Fusha./Pamfleti
Lini një Përgjigje