TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Prill 2026, 19:20

Mediat franceze jehonë Bekim Bulicës, e referojnë si “Zamir”… Si po pastrohen paratë e kokainës së Parisit nga Tirana në Ksamil

Shkruar nga Pamfleti

Mediat franceze jehonë Bekim Bulicës, e referojnë si

Kapobanda shqiptare, Bekim Bulica, me dy call center kokaine në mes të Parisit, i raportuar nga policia franceze dhe SHISH te organet e drejtësisë shqiptare, i përshkruar nga Le Monde me pseudonimin “Zamir” për shkak të hetimeve të Brigadës Franceze të Narkotikëve, por që sipas një raporti ka rrahur me shkopa bejsbolli vëllezërit Fanaj

Në maj 2024, gazeta prestigjoze franceze Le Monde publikoi artikullin “Overdose”, ku përshkruante një shqiptar të identifikuar me pseudonimin “Zamir”, i cili drejtonte një nga call center-at më të lulëzuar të kokainës në Paris; “Zamir”, shkruan Le Monde, kishte rrëmbyer dhe rrahur me shkopa bejsbolli një prej shpërndarësve të tij që u largua me gjysmën e klientelës, e më pas e kishte përhapur videon e rrahjes në rrjetet sociale për të frikësuar të tjerët. Redaksia franceze ia ndërroi emrin sepse personi ishte nën hetim nga Brigade des stupéfiants, (Brigada Franceze e Narkotikëve).

 

Mediat franceze jehonë Bekim Bulicës, e referojnë si
Pjesë nga artikulli i Lemonde

Por burimet  konfirmojnë për “Pamfletin” se “Zamir” nuk është askush tjetër veç kapobandës shqiptare të Parisit, Bekim Bulica; i njëjti raport top sekret i siguruar nga “Pamfleti” zbulon se shpërndarësi i cituar nga Le Monde në fakt ishte një prej vëllezërve Fanaj, të cilët u rrahën brutalisht me shkopa bejsbolli në Shqipëri, ndërsa autorët e rrahjes ishin Bekim Bulica dhe të afërm të tij.

Më 5 shtator 2023, gjykata shqiptare la në burg Blerim Bulicën për dhunimin e efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të tij Bledar Fanaj në Kombinat; në kërkim të shpallur nga policia mbetën Bekim Bulica, Besart Bulica, Shaban Bulica dhe Benard Aliaj, ndërsa pamjet e siguruara nga mediat tregonin se pesë personat i kishin bllokuar rrugën vëllezërve Fanaj dhe i kishin rrahur me shkopa bejsbolli.

Video e rrahjes 

Ky i fundit njihet prej vitesh nga policia franceze për dy call center kokaine në mes të Parisit; më 24 prill 2025, Le Parisien zbuloi se një rrjet shqiptar drejtonte dy call center në Paris dhe periferi, ku tetë persona u vunë nën akuzë për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale, ndërsa më 20 shkurt 2026, e njëjta gazetë raportoi për arrestimin e tre shqiptarëve në të njëzetat që shpërndanin kokainë në këmbë e me biçikletë. Në total, 15 djem të rinj shqiptarë kanë përfunduar në burgjet franceze për shkak të këtij rrjeti; pas çdo arrestimi, policia franceze i ka dërguar informacione SHISH dhe organeve të drejtësisë shqiptare, por Bekim Bulica nuk është arrestuar asnjëherë, sepse ai nuk e prek drogën dhe menaxhon nga distanca përmes “spaçatorit” A. Cuka nga Korça.

Për përfshirjen e kapobandës shqiptare të Parisit në trafikun e kokainës, policia franceze i ka dërguar informacione SHISH dhe Policisë së Shtetit në qershor 2025, shkurt 2026 dhe pas operacionit të korrikut 2025; EUROPOL, në bashkëveprim me tre shtete të BE, i ka dërguar informacione më 11 nëntor 2025 dhe më 16 janar 2026, ndërsa SHISH dhe BKH janë vënë në lëvizje. Burime pranë SHISH bëjnë me dije se autoritetet franceze kanë dërguar të paktën tre herë informacione me prova për pastrimin e parave të Bekim Bulicës në Shqipëri, por deri më tani asnjë hetim serioz nuk ka nisur.

Bekim Bulica nuk figuron si pronar i asnjë biznesi në Shqipëri; gjithçka mbahet në emër të familjareve K.B., L.B. dhe F.P  dhe nëpërmjet këtyre firmave dyshohet se pastrohen paratë e kokainës së Parisit. Ai zotëron makina luksi, ora luksi, apartamente pranë liqenit në Shqipëri dhe apartamente në Dubai; burimet konfidenciale e cilësojnë si “shqiptarin më të fuqishëm në tregun europian për shitje me gram”, por asnjë pasuri nuk është sekuestruar nga SPAK.

Fuqia e Bekim Bulicës ka shkuar deri atje, sa ai aktualisht ndodhet në Shqipëri dhe shfaqet publikisht në restorantin “Kazerma e Cerenit” në Tiranë; ky restorant është ngritur mbi ish-repartin ushtarak nr. 3031 në Surrel, 40 mijë metra katrorë, të cilët Qeveria e Edi Ramës ia dha kuzhinierit Ceren Ismet Shehu, ('mik' i Bulicës) me qira për 20 vjet me vetëm 1 euro në prill 2020. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Bekim Bulica shihet brenda këtij restoranti duke bërë shenjën “Victory”, ndërsa 15 djem të rinj shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet franceze për shkak të call center-eve të tij të kokainës.

Ajo që nuk dihet ende është se agjentë të shërbimeve sekrete janë infiltruar prej kohësh si turistë në lokalin “Principotes & Tulum” dhe në restorantin “Kazerma e Cerenit”; ata kanë raportuar për aktivitetin e pastrimit të parave të Bekim Bulicës, për takimet e tij me persona të skeduar dhe për mënyrën se si paratë e kokainës qarkullojnë lirisht në Shqipëri. Raportet e tyre konfidenciale janë depozituar në dosjet e SHISH, por asnjë veprim konkret nuk ka ndodhur ende... (vijon) /Pamfleti

bekim bulica kapobanda shqiptare e parisit call center kokaine

4 Komente

  1. i
    ingjinjeri

    Kush do ta pengoje kete aktivitet te pastrimit te parave ne Shqiperi? Kush shpreson tek kjo qeveri dhe institucionet perkatese, gabohet rende. Qeveria po u ben reklame ndertimit te kullave, bizneseve ndertimore dhe shitjes se tyre , brenda e jashte vendit. Vete kryeministri justifikon rritjen marramendese te cmimeve ne kete fushe, cmime qe nje popull i varfer si ai shqiptar nuk i perballon dot..Por apartamente, vila e resorte shiten, bile me shumice shpesh. Pra nje person ndoth te bleje nje ose dy kate bashke dhe keto qe ne themel. Thuhet se vetem Tirana ka mijra apartamente bosh, nje pjese te blera dhe mbahen mbyllur per vite?!?! Referojuni censusit....

    1. k
      k

      Mos është kompllot i sorosit, se ne shqiperi ekonomia eshte e pastër qelibar.

    2. L
      LIRIA

      E diskreditove rende BAC SALIUN me ato gishta

      1. E
        Edi

        Vend qensh kemi qënë, dhe jemi nuk bën përshtypje asgjë,........pis milet

        Lini një Përgjigje