TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2023, 15:49

“Marifetçinjtë” që i mbyllin gojën institucioneve; çfarë ofrohet në këmbim?

Shkruar nga Pamfleti

 

“Marifetçinjtë” që i mbyllin gojën

Në vazhdimin e asaj që ju premtuam, 'Pamfleti' nuk do ndalojë së demaskuari hap pas hapi kompaninë që na mashtron me pijen energjike dhe me emrat që i ndryshon siç ja do qejfi duke na rrezikuar shëndetin dhe duke luajtuar me inteligjencën tonë. Kësaj here do të ndalemi në reagimin e kompanisë së huaj që bën çfarë do me ligjet e vendit tonë. Fill pas denoncimeve të Pamfleti, një emision investigativ në një televizion kombëtar shqiptar ishe nisur drejt kompanisë holandeze "Royal Swinkels". Pamë në dukje një investim të madh ashtu siç u prezantua nga përfaqësuesi i kompanisë, thua se bota nuk ka kompani të tjera shumë më të mëdha si  psh: Heineken,Becks,Carlsberg etj, që jo vetëm investimet por dhe hektolitrat i kanë shumë më të mëdha. Përfaqësuesi i "Royal Swinkels" foli  edhe për brandin "B-52" por kjo kompani duhet ta tregtojë pijen energjike në shtetet ku e  ka të mbrojtur  si markë të regjistruar  dhe të mos tallet me konsumatorët dhe ligjet e shtetit tonë duke ndryshuar emrat e pijes siç u intereson. Në asnjë shtet tjetër nuk i lejohet  të veprojë siç po vepron në Shqipëri duke korruptuar institucionet që  e lejojnë të vazhdojë tregtimin edhe pa pasur markën e  regjistruar, shembull le të shesin ne Gjermani, besojmë  se Gjermania është dhe treg shumë më i madh se Shqiperia, pse vetëm këtu të thyejnë ligjet?!

Gazetari i emisionit investigativ i drejton një pyetje  juristes së kompanisë holandeze duke e pyetur për ndryshimin mes B52 dhe  '8S2' dhe zonja në fjalë i përgjigjet se nuk ka asnjë ndryshim. Qesharake! Por si mundet që një juriste të përgjigjet në këtë lloj mënyre  duke rënë në kontradiktë me mbrojtjen që vetë kompania ka bërë nëpër gjykata?!

Pamfleti u thellua më shumë në këtë çështje dhe sipas informacioneve në rrugë zyrtare, mësuam  se kompania në fjalë kishte humbur gjyqin për pronësinë e markës B52 dy  herë në tre shkallë gjykimi pasi kishin pasur të regjistruar markën e parë  me nr. 970878 të shfuqizuar tanimë.  Markën e dytë B52 me nr regjistrimi  1082916 dhe kjo  e çregjistruar,  por që e para me  te dytën kishin ndryshuar dizajne për të larguar vëmendjen e ligjvënësve. Me siguri për ti treguar se  nuk kanë lidhje me markën e  parë  'B52' por  kjo nuk shpëtoi pa u vënë re.  Marifetxhinjtë kalojnë nga 'B-52' në një emër tjetër por identike me paraardhësen dhe na e quajnë "852" me nr aplikimi A1/T/2013/752 por sërisht gjykata vendos çregjistrimin  pasi po flitej për të  njëjtën gjë dhe konsumatori e blinte për 'B52', pra Konsumatori krijon konfuzion.

Marifetxhinjtë nuk ndalojnë dhe nisin me shpikjen e avionit të radhës.  Sa mirë që teknologjia e aviacionit ka të tillë krijuesish që shpikin modele avionësh pafund qe ti shërbejnë njerëzimit!

Shpikja e tyre e radhës na doli '8S2' me nr aplikimi AL/T/2018/000066, pra  mashtrimi që po përdoret edhe sot që flasim. Këtë aplikim Drejtoria e Markave dhe Patentave nuk e kanë pranuar me arsyetimin që është I njëjtë me "B52" dhe krijon konfuzion në treg. Pra deri në këtë moment qe flasim nuk ka një pronësi e nuk mund ta përdorë pasi kjo përbën një shkelje flagrante,  thonë "8S2"  kur nuk kanë asnjë regjistrim marke.  Imagjinoni se çfarë do të ndodhte me brandet e tjera nësë një individ do të ngrihej dhe të kërkonte të tregtonte "Philip Morris" apo "Coca Cola". Me pretendimin se ka bërë aplikim për regjistrim  edhe pse nuk i është pranuar,  të vazhdonte ta tregtonte e të bënte namin me përfitime. A thua do lejohej kjo gjë?! Është njësoj sikur të shkojmë në shtëpinë tonë e të gjenim dikë tjetër brenda pa mundur dot ta nxjerrim jashte edhe pse kemi ne pronësinë e shtëpisë.

Marifetçinjtë, mospranimin nga "Drejtoria e Markave dhe Patentave" e dërgojnë në Gjykatën e shkallës së parë dhe pasi gjykata analizon faktet,  hedh poshtë pranimin për regjistrimin e "8S2".  Kjo histori në Shqipëri vazhdon dhe ne mashtrohemi nga kjo kompani që tallet me inteligjencën tonë duke na sërvirur çfarë tu teket e si tu teket me mbështetjen e institucioneve tona.

Me zë dhe figurë juristja e kompanisë holandeze  tha se po bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare. Por si  po bashkëpunojnë, duke shkelur ligjin?! A thua të gjitha kompanitë e botës vetëm këtë mënyre bashkëpunimi kanë me shtetin tonë?! Historia vazhdon dhe a e dini se çfarë zbuluam në regjistrin e Markave dhe Patentave? A e dini kush ishte shpikja e radhës nga mashtruesit?

Aplikimi i radhës ishte '3ES'  me nr. AL/T/2018/000480 por dhe kjo ishte identike me paraardhëset. Sërisht po përgatiten për një zbulim avioni të ri të padëgjuar me parë. Me siguri po gjetën  mundësinë me pushtetarët do vazhdojë të na sërviret e "zeza në të bardhë" nga këto kompani të babëzitura që nuk kanë ideale  dhe nuk njohin as ligje  e rregulla por përdorin paranë për të korruptuar duke shtuar fitimet e tyre në kurrizin tonë.

Edhe sikur të jetë fiks ajo çka u transmetua në emisionin investigativ, pse e shkelin ligjin?! 

Mos vallë mendojnë se shqiptarët ''hanë barë'' dhe me kronika e pamje të kuruara na bëhet e zeza e bardhë?!

Sa kompani shqiptare kanë bërë investime të mrekullueshme por punojnë në të drejtën dhe hallet e tyre e që nuk kanë asnjë mbështetje e ndihmë as nga  institucione e as nga  dashamirësia e atdhetarizmit të titullarëve të mediave? Po sikur asnjë shqiptar të mos shikonte tv shqiptare, çfarë do bënin këto media?

Si popull kemi probleme, por populli ndryshon nga elitat, ato tashmë janë kthyer në vasale dhe sahan lëpirëse që mjafton tu gjesh anën dhe mjetet e duhura dhe ligji bie! /Pamfleti

 

Më poshtë do të shikoni sesi  "Marifetçinjtë" kalojnë ndër vite nga një markë në tjetrën "pa i hyrë gjemb në këmbë"

“Marifetçinjtë” që i mbyllin gojën  

B-52 NR; 970878   


“Marifetçinjtë” që i mbyllin gojën

B-52 NR;1082916


“Marifetçinjtë” që i mbyllin gojën

852 NR A1/T/2013/752 


“Marifetçinjtë” që i mbyllin gojën

8S2 NR: AL/T/2018/000066


“Marifetçinjtë” që i mbyllin gojën

3ES NR: AL/T/2018/000480

 

 

b52 852 8s2 3es drejtoria e markave dhe patentave

Lini një Përgjigje