TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Korrik 2025, 16:23

'Laura e Petrarkës' fut në sherr 'baballarët me prostatë' të drejtësisë, përplasen te 15-katëshi

Shkruar nga Pamfleti

Kur hakmarrja personale zëvendëson reformën penale: Sadushi dhe Rakipi përplasen në emër të një ndihmëseje të përjashtuar

'Laura e Petrarkës' fut në sherr 'baballarët me

Në prezantimin e sotëm të Kodit të ri Penal, skandali nuk ishte se po prezantohej një draft që të pranishmit nuk e kishin fare që ta shihnin më parë, apo se një ndër propozimet elegante të Rakipit ishte “lirimi para kohe me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm”, por përplasja thuajse e hapur e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi në një podium të ngushtë ku ishin të detyruar të qëndronin.

“Cherchez la femme” – sherri është femra, u hodh në tryezë bashkë me opinionin që kishte ‘labi’ Sokol Sadushi për Kodin e ri Penal të prezantuar nga Arben Rakipi, nip i Çetës së Dibrës.

Sadushi qëndroi krah Rakipit gjithë kohën me sy të hakërryer, për shkak të sherrit që pati me të kur i ngeli në provim ndihmësja e tij, Laura Mehmetllari, e cila ka ‘mbjellë’ një luftë mes ‘baballarëve’ të drejtësisë.

Laura Mehmetllari është njeriu më i afërt dhe asistentja personale e Sokol Sadushit. Sokol Sadushi në çdo pozicion dhe detyrë, asistente të tij ka pasur Laurën. Në provimin e magjistraturës, Laura Mehmetllari u kap me kopje. Pas një hetimi administrativ të shkollës ajo u përjashtua. Sokol Sadushi që e di mirë se si funksionon Shkolla e Magjistraturës nuk ia fal Rakipit këtë që bëri dhe e vuri në shënjestër.

Një deklaratë tronditëse u kalua pa shumë bujë nga mediat, kur u bë nga Arben Rakipi pak kohë më parë. Ai tha publikisht “Unë dhe Shkolla e Magjistraturës po shantazhohemi dhe po mbahemi peng nga një grusht personash”. Kush ishin këta persona, ai nuk i përmendi, por dihej për kë e kishte fjalën: për “hasmin” e tij në Gjykatën e Lartë.

Sherri për t’i treguar njëri-tjetrit kush është më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, eklipson problemin e stërmadh brenda tij, ku përfshihet edhe bërja e një Kodi të ri Penal.

Kush janë ata që do e marrin në krahë një reformë serioze drejtësie?

Baballarët me “prostatë” të sistemit, janë kapur në thonj dhe nuk shkëputen nga pikat kyçe të tij. Të rinjtë dhe të rejat nën ta, vështrojnë dhe duartrokasin me shpresën se një ditë do vijë edhe radha e tyre… /Prapaskena

 

 

 

 

arben rakipi sokol sadushi laura mehmetllari

Lini një Përgjigje