TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Shtator 2025, 17:08

Japonezët i ndërprenë bashkëpunimin: Gjergj Luca i Ramës, trafikant, borxhli dhe mashtrues

Shkruar nga Pamfleti

 Japonezët i ndërprenë bashkëpunimin: Gjergj Luca i

Pas arrestimeve të bashkëpunëtorëve për drogë dhe vrasje, korporata japoneze “Kiyomura” dhe qeveria japoneze i mbyllën derën biznesmenit të prezantuar nga Edi Rama si “shefi i peshkimit shqiptar”...

Gjergj Luca ka marrë goditjen më të madhe ndërkombëtare. Pas arrestimit të Pëllumb Gjokës dhe ortakëve të tij Dorian e Syrjan Tola, biznesmenët japonezë të korporatës së peshkimit “Kiyomura” dhe vetë qeveria japoneze ndërprenë çdo bashkëpunim me kompaninë “Rozafa Sh.p.k”. Arsyeja: borxhe të papaguara, mashtrime në marrëveshje dhe indicie për trafik droge me anije peshkimi.

Lidhjen me Japoninë, Lucës ia mundësoi Edi Rama. Kryeministri e prezantoi si biznesmen korrekt dhe madje si “përfaqësues i të gjithë sektorit të peshkimit”, duke e shitur si figurë shtetërore. Këto mashtrime iu servirën Ambasadorit të Japonisë, Takada Mitsuyuki, Ministrit të Shtetit Minoru Kiuchi dhe presidentit të “Kiyomura”, Kiyoshi Kimura.

Japonezët i ndërprenë bashkëpunimin: Gjergj Luca i

Në nëntor 2019, me ministra e deputetë të PS, u organizua në resortin “City Fish-Rozafa” ceremonia e prezantimit të bashkëpunimit. Japonia, me garancinë e qeverisë shqiptare, dhuroi për Ministrinë e Bujqësisë pesë anije gjatë viteve 2021–2023. Por në vend që të viheshin në shërbim të inspektimeve shtetërore, Luca i mori dhe i pajisi me logon “Rozafa”, duke i përdorur për biznesin e tij privat.

Për të forcuar profilin e rremë, më 2022 organizoi “Ditën e Kulturës Japoneze” në Elbasan, me praninë e ambasadorit dhe ministrave të PS. Madje u fut edhe në biznesin e patates japoneze, duke kërkuar toka shtetërore falas. Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, i premtuan 250 hektarë në shtator 2024.

Por gjithçka ra poshtë kur Luca, i zhytur në borxhe, kërkoi 20 milionë euro hua nga partnerët japonezë. Ky ishte momenti kur biznesmenët dhe qeveria japoneze u bindën se kishin përballë jo një partner të besueshëm, por një trafikant të mbrojtur nga qeveria shqiptare./Pamfleti

Japonezët i ndërprenë bashkëpunimin: Gjergj Luca i

gjergj luca japonezët

Lini një Përgjigje