TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Shkurt 2024, 19:31

Endri Meksi e Fidel Ylli në zi: Edi Rama anuloi votimin e ligjit të basteve!

Shkruar nga Pamfleti
Endri Meksi e Fidel Ylli në zi: Edi Rama anuloi votimin e ligjit të
Endri Meksi dhe Fidel Ylli /

Projekt-ligji u fut me urgjencë për votim më 8 shkurt, por prishja e pazareve dhe pasiguria në ndarjen e pjesëve brenda bandës; detyroi Bablokun që 5 minuta para votimit, të urdhëronte Lindita Nikollën, ta hiqte nga votimi ligjin e basteve...

Deri në orën 11 paradite të datës 8 shkurt 2024, Endri Meksi, djali i ish-kryeministrit të njohur si “Kompetent i Sudes” dhe trafikanti Fidel Ylli, ish-roje i tyre; ishin në kulmin e kënaqësisë, ngaqë Edi Rama kishte futur për votim në parlament projekt-ligjin e basteve on-line.

Por u ra si bombë dhe u prishi ëndrrën e miliardave, njoftimi i Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, se votimi i projekt-ligjit të basteve, u anulua dhe u shty pa afat, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Bledar Çuçi.

Për mbylljen basteve dhe për eleminimin e Ervis Martinit, grupi Edi e Olsi Rama dhe Endri Meksi e Fidel Ylli përdorën shtetin; dhe siç ka deklaruar deputeti Erjon Braçe, këta kanë lobuar me miliona para e kërcënime ndaj deputetëve.

Po kështu prej 3 vitesh, sidomos prej 1 viti e gjysmë pas zhdukjes së Ervis Martinit, Edi e Olsi Rama dhe Endri Meksi e Fidel Ylli shpejtuan procedurat dhe përdorën përsëri shtetin, për të ri-hapur bastet on-line, me mashtrimin se do t’i shërbejnë zhvillimit të sportit e fuqizimit të ekonomisë së vendit.

Në fakt, është një skemë e këtyre 3 familjeve mafioze, që bastet on-line t’i ri-hapin si biznes monopol 30-vjeçar, me fitim vjetor 180 milionë Euro në vit, duke arkëtuar në shtet vetëm 5% të të ardhurave që do deklarojnë.

Sipas skenarit, ky monopol është maskuar duke u servirur si gjoja aktivitet i lirë sportiv me 10 licenca kombëtare, kur ato do jenë në pronësi të Olsi Ramës, Endri Meksit e Fidel Yllit.

Projekt-ligji i basteve on-line, është shoqëruar me reagime të shumta e të ashpra nga mediat dhe shoqëria shqiptare, por Edi Rama i ka shpërfillur dhe urdhëroi ministrin e Financave, ministren e Arsimit dhe deputetët e PS në komisionet parlamentare, që ta miratonin urgjent.

Nga ana e tyre, Endri Meksi me televizionin e tij “MCN” dhe Fidel Ylli, duke hedhur miliona te televizionet e ndërtuesve, kanë bërë propagandë intensive për ri-hapjen basteve, madje edhe gjatë  paradites së enjte që  kaloi për votim në parlament.

Më 8 shkurt, projekt-ligji i basteve on-line, u fut në kalendarin e seancës parlamentare, por 5 minuta para se të hidhej për votim, drejtuesja e seancës, Lindita Nikolla, njoftoi se votimi anulohej e shtyhej pa afat pa dhënë asnjë sqarim dhe mbylli seancën.

Pas bllokimit të ligjit, Endri Meksi e Fidel Ylli janë në zi, mbasi përveçse kanë investuar shumë për këtë ligj, ëndërronin të fillonin sa më shpejt biznesin e basteve on-line, për të cilat kanë bërë gati rrjetin elektronik.

Siç po thuhet brenda grupit të PS, shkak i bllokimit të Projekt-ligjit të basteve, vetëm 5 minuta para se të votohej në parlament, është informacioni i Bablokut, për pabesi në ndarjen e pjesëve të fitimit dhe rrëmbim të monopolit./Pamfleti

endri meksi fidel ylli votimi i ligjit të basteve

Lini një Përgjigje