TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia31 Korrik 2025, 12:36

Drejtori i kërkuar nga Prokuroria, por i lirë dhe ende në detyrë: Rasti i Leli Kajës trondit Elbasanin!

Shkruar nga Pamfleti

 

Drejtori i kërkuar nga Prokuroria, por i lirë dhe ende në
Leli Kaja /

Drejtori i landfillit në Elbasan, Leli Kaja, vazhdon detyrën dhe merr pjesë në mbledhje zyrtare, ndonëse është shpallur në kërkim për një aferë 8 milionë euro dhe zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa institucionet heshtin...

Prej më shumë se 10 ditësh, drejtori i ndërmarrjes “ECO-ELB Sh.A.” në Elbasan, Leli Kaja, është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Prokuroria e Rrethit për një çështje penale që përfshin abuzim me fondet publike në vlerë prej 8 milionë euro dhe zjarrvënie të qëllimshme në zonën e landfillit. Megjithatë, ndonëse ka urdhër ndalimi, ai jo vetëm që nuk është ndaluar, por ka marrë pjesë publikisht në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Elbasanit ditën e mërkurë.

Për më tepër, gjatë kësaj mbledhjeje, pranë ambienteve të këshillit ishte e pranishme edhe Policia e Shtetit, e cila nuk ndërhyri për arrestimin e tij, ndonëse kishte të gjitha kompetencat dhe një urdhër zyrtar të Prokurorisë.

Rasti i drejtorit Kaja po kthehet në një precedent të rrezikshëm: pavarësisht pozitës së tij si person nën hetim dhe në kërkim, ai vazhdon të ushtrojë detyrën, të firmosë tenderë publikë dhe të përfaqësojë institucionin në mënyrë të rregullt. As Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, që ka autoritetin për emërimin dhe shkarkimin e tij, dhe as kryetarët e bashkive të tjera që janë aksionerë në kompaninë rajonale, nuk kanë marrë asnjë masë për pezullimin apo largimin nga detyra.

Sipas burimeve lokale, Kaja është konsideruar për vite me radhë si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit aktual të bashkisë. Në të kaluarën ai ka mbajtur poste të rëndësishme si Drejtor i Ujësjellësit dhe Kryeinspektor i Ndërtimit në bashki, ku gjithashtu është hetuar për shkelje ligjore, përfshirë ndërtimet pa leje dhe keqadministrim të fondeve.

Zhvillimet e fundit ngrejnë pikëpyetje serioze mbi funksionimin e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e institucioneve ligjzbatuese. As prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime për ta pezulluar Leli Kajën nga funksioni publik, as për ta kaluar dosjen në kompetencë të SPAK-ut, ndonëse çështja përfshin shifra të larta abuzimi dhe përbërje të një krimi të organizuar.

Për më tepër, Kaja vijon të jetë përfitues i heshtjes institucionale edhe për ndërtimin pa leje të një objekti 2-katësh me sipërfaqe mbi 500 m² në pronë publike, vetëm pak metra larg godinës së Policisë së Elbasanit. As ky objekt nuk është prekur nga aksionet e ndërmarra për lirimin e hapësirave publike.

Toleranca që po i bëhet këtij rasti lë vend për dyshime serioze mbi mbrojtjen politike dhe administrative që mund të gëzojë drejtori i landfillit. Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet qendrore dhe drejtësia e specializuar për të ndalur një model papërgjegjshmërie që po dëmton rëndë besimin qytetar tek drejtësia dhe shteti./Pamfleti

drejtori i kërkuar nga prokuroria leli kraja

Lini një Përgjigje