TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Janar 2024, 11:58

Dosja “McGonigal”/ Personat “A” e “B” u thirrën në SPAK; kush e ka radhën?

Shkruar nga Pamfleti

 Dosja “McGonigal”/ Personat “A” e “B” u

Tashmë që miku i tij ish-agjent i FBI u dënua me burg e gjobë, dhe SPAK thirri dy sekserët Duçka e Neza; Babloku është ftilluar, tmerruar e është bindur, se Drejtësia Amerikane dhe drejtësia e re shqiptare e krijuar prej saj, e “kapin lepurin me qerre”...

Për të argumentuar zhvillimin penal lidhur me çështjen “McGonigal”, që tashmë është prapa derës së Edi Ramës, po përmendin tre fakte:

1. Më 26 tetor 2023, SPAK mori 4 orë në pyetje Dorjan Duçkën, këshilltar i Edi Ramës dhe drejtor i një kompanie mafioze kinezo-ruse që ka aktivitet dhe në Shqipëri, me pronarë oligarkë të sanksionuar e dënuar nga SHBA.

2. Më 22 janar, SPAK mori 6 orë në pyetje Agron Nezën, i përfshirë aktivisht në skandalin e aferës korruptive “McGonigal-Rama”, si sekser biznesesh e korrier milionash te ish-agjenti i FBI, dhënë nga Edi Rama për skema lobimi e goditjesh politike në Shqipëri.

3. Më 15 janar, gjatë një takimi me studentët në Shkodër, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, pyetjes për hetimin e Edi Ramës lidhur me dosjen “McGonigal”, iu përgjigj: - Hetimi është në proces. Kush është implikuar do merret në pyetje, mbasi ne shikojmë vetëm provat e jo postet.

Drejtuesi i SPAK e tha qartë, që Edi Rama është skeduar si subjekt në hetimin e dosjes “McGonigal”, për sa i përket aferave të bëra në Shqipëri, me këshilltarin e tij Dorjan Duçka dhe me sekserin Agron Neza, ndërsa për të tjerat, Edi Rama ka punë me Drejtësinë Amerikane.

Tashmë, SPAK ka marrë në pyetje Agron Nezën, i skeduar si “Personi A” dhe Dorjan Duçkën i skeduar si “Personi B”; të cilët, kanë vepruar me porosi të kryeministrit Edi Rama, për llogari të interesave të tij e bashkë me të.

Gjersa gjykata ka shpallur dënimin e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal në New York, ndërsa SPAK ka nisur hetimin për këtë dosje në Shqipëri dhe ka marrë në pyetje dy zbatuesit Dorjan Duçka e Agron Neza, pas tyre do thirret Edi Rama.

Kjo dosje ka qenë e regjistruar në SPAK, por pa futur në procedurë hetimi, deri kur SHBA dërgoi provat për veprimet e kryera në Shqipëri; mbështetur në hetimet e FBI dhe deklarimet e ish-agjentit Charles McGonigal, të dashurës së tij dhe të personit “A” e personit “B”.

Personi që nuk është marrë akoma në pyetje, është vetëm kryeministri Edi Rama, si subjekt penal i përmendur 17 herë në dosjen hetimore të FBI, që është dorëzuar për gjykim në Uashington, ku subjekt janë McGonigal, Rama, Duçka e Neza.

Dënimi i Charles McGonigal në New York, për aferat e oligarkun rus; dënimi i pritshëm i tij në Uashington për aferat në Shqipëri dhe thirrja e Duçkës e Nezës nga SPAK, kanë alarmuar Edi Ramën, sepse e di që nuk mund t’i shpëtojë përballjes me drejtësinë.

Bablokut i është shtuar paniku para disa ditësh, kur tabloidi britanik “Daily Mail”, bëri të ditur se drejtuesit e Byrosë së FBI, kanë thelluar hetimet, për çdo veprim që ish-agjenti McGonigal ka bërë edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, mendoi se skandalin  e mbylli duke u mbyllur 2 javë në sarajin e Surrelit, kur doli raporti i parë i hetimor i FBI; por edhe me një gjoja interpelancë parlamentare, të sajuar në pazar me opozitën.

Tashmë që miku i tij ish-agjent i FBI u dënua me burg e gjobë, dhe SPAK thirri dy sekserët Duçka e Neza; Babloku është ftilluar, tmerruar e është bindur, se Drejtësia Amerikane dhe drejtësia e re shqiptare e krijuar prej saj, e “kapin lepurin me qerre”./Pamfleti

mcgonical spak rama personi a personi b

Lini një Përgjigje