TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Janar 2024, 10:20

Blerim Sherra “mbyt” Bashkinë e Vorës me 34 milionë Euro borxhe e 26 milionë Euro vjedhje me mashtrim fiskal

Shkruar nga Pamfleti
Blerim Sherra “mbyt” Bashkinë e Vorës me 34 milionë
Kryetari i Bashkisë së Falimentuar të Vorës, Blerim Sherra /

Mjaftojnë këto prova, që SPAK të merret me këtë krye bashkiak pazarxhi e aventurier, që po bën “rrush e kumbulla” taksat e banorëve...

Në muajin nëntor 2023, Ministria e Financave ka hartuar një raport të detajuar, për falimentimin financiar të bashkive dhe shkaqet e reale falimentit, duke cilësuar “gropë të zezë në thellim”, gjendjen buxhetore në Bashkinë e Vorës me kryetar Blerim Sherrën.

Raporti i është dërguar kryeministrit Edi Rama, duke i bërë prezent, se shkaqet e falimentimit të kësaj bashki, janë shpërdorimi administrativ i fondeve; kryerje investimesh elektorale pa buxhet të miratuar; korrupsion me tenderët dhe mashtrim me të ardhurat lokale.

Nisur prej këtij falimenti, më 29 dhjetor 2023, Ministri i Financave, Ervin Mete, ka nxjerrë Udhëzimin Nr. 35, për menaxhimin financiar në këto bashki, ndërsa për Bashkinë e Vorës, ka caktuar grup pune të veçantë, ngaqë falimentin e ka 8 herë më të madh se buxheti e të ardhurat.

Ministria e Financave, kanë konstatuar se krye bashkiaku i Vorës, Blerim Sherra, shpenzimet për vitin 2022, i ka lejuar të bëhen 46% mbi fondin e pakushtëzuar të paracaktuar që i jep shteti.

Blerim Sherra “mbyt” Bashkinë e Vorës me 34 milionë

Ndërsa për vitin 2023, shpenzimet  i ka 59% më tepër, paçka se shteti i ka shtuar 18% të fondit të pakushtëzuar për vitin 2022 e 21% për vitin 2023, por krye bashkiaku ka përdorur të ardhurat lokale, të planifikuara për arsimin, për shëndetësinë, emergjencat, strehimin dhe çështjet sociale 

Për vitin 2023, në Bashkinë e Vorës u shtuan 118 punonjës mbi strukturën ligjore; ndërsa shpenzimet administrative ishin 3.6 milionë Euro; pra,  31% mbi fondin që i jep shteti, ose 61% e buxhetit total të bashkisë, i ndryshuar 3 herë me urdhër arbitrar të krye bashkiakut Blerim Sherra.

Për vitin 2023, krye bashkiaku Blerim Sherra, për shkak të korrupsionit dhe favorizimit të bizneseve që i financuan fushatën, planifikoi 50% të ardhura më pak se realiteti dhe realizoi 60% arkëtime të planifikimit që bëri, ndërsa për vitin 2024, ka planifikuar 45% të të ardhura reale.

Këtë e tregon mashtrimi me numrin e bizneseve të zonës; ku Bashkia ka deklaruar 682 biznese të mëdha dhe 872 biznese te vogla; kur sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Bashkinë e Vorës janë 1156 biznese të mëdha dhe 1982 biznese të vogla.

Në raportin e saj, Ministria e Financave, ka dalë në konkluzionin, se me të ardhurat lokale të Bashkisë Vorë, kryetari Blerim Sherra dhe vartësit e tij, mashtrojnë duke bërë favore korruptive e vjedhje nëpërmjet ryshfeteve.

P.sh., të ardhurat nga taksat e tarifat lokale vjetore në Bashkinë e Vorës, ishin planifikuar 6.6 milionë Euro dhe u realizuan afro 4 milionë Euro, kur duhej të ishin planifikuar 10.7 milionë Euro, por e uli krye bashkiaku pazarxhi Blerim Sherra.

Taksa mbi ndërtesat u planifikuan 1.3 milionë Euro, por u realizua 431 mijë Euro. Po çudia është me taksën mbi tokën bujqësore, që u planifikua 80 mijë Euro dhe u realizua 34 mijë Euro, kur duhej të ishte 520 mijë Euro në vit; ndërsa taksa e fjetjes në hotel u planifikua 3300 Euro dhe u realizua 1760 Euro, kur duhej planifikuar 115 mijë Euro.

Batërdia është bërë me taksën e ndikimit në infrastrukturë, për ndërtimet godina banimi e biznesi dhe taksën e objektit për m2, të cilën e ka mbledhur në masën 25%, me humbje afro 13 milionë Euro, për shkak të ryshfeteve që ka marrë Blerim Sherra dhe vartësit e tij .

Tarifën për pastrim e mjedis, Bashkia-Vorës ka planifikuar 580 mijë Euro, por ka mbledhur 279 mijë Euro, ndërsa te privati paguan 1.2 milionë Euro vetëm për pastrimin e shumë abuzime.

Mjaftojnë këto prova, që SPAK të merret me këtë krye bashkiak pazarxhi e aventurier, që po bën “rrush e kumbulla” taksat e banorëve, dhe  nuk u merr taksa bizneseve të patronazhistëve dhe atyre që i financuan grumbullimin e votave. (Në vijim, do publikojmë batërdinë me tenderët)./Pamfleti

 

blerim sherra bashkia vorë 34 milionë euro borxhe mashtrim fiskal

Lini një Përgjigje