TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Janar 2024, 11:12

Pas emërimit të krye hajdutit Ilir Beqaj Drejtor i Donacioneve, BE pakësoi grandet me 20 herë

Shkruar nga Pamfleti

Pas emërimit të krye hajdutit Ilir Beqaj Drejtor i Donacioneve, BE

Deri më 20 nëntor 2021, donacionet e huaja i administronte Ministria e Financave, por  Babloku krijoji drejtorinë e posaçme në kryeministri me drejtor Ilir Beqajn; ndaj të cilit, përveç BE, reagoi ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, duke u larguar në mënyrë demonstrative nga takimi i donatorëve, kur në podium doli të fliste krye hajduti IIir Beqaj...

Në Samitin e Shkupit, kryeministri Edi Rama, u ankua se në vitin 2023, BE i ka dhënë Shqipërisë, më pak ndihma financiare investimesh e shërbimesh për banorë, se vendet fqinje.

Babloku e di, që grandet për investime e shërbime publike në rrugë, polici, bujqësi, ujësjellës, arsim, shëndetësi, kulturë, shtresat në nevojë etj., etj., BE nuk ia ka detyrim Shqipërisë, por ia jep si ndihmë integrimi, duke mbikëqyrur përdorimin dhe efiçencën e tyre.

E vërteta është, se në 3 vitet e fundit, BE e ka pakësuar ndjeshëm mbështetjen me grande ndaj Shqipërisë, duke e ulur në 11 Euro për banorë në vitin 2023; ndërsa në 5 vendet e tjera të rajonit e ka 12-18 herë më të lartë, madje gjatë vitit 2023 ua rriti me 10-15%.

Po pse BE, ka ulur mesataren e grandeve për Shqipërinë?

“Pamfleti” ka mësuar nga Ministria Financave, se shkak është korrupsioni i lartë me fondet e BE, fakt të cilin, Këshilli i Evropës në vitet 2016-2022, ia ka bërë prezent 4 herë Edi Ramës, duke i kërkuar të ndalonte vjedhjet, ose do t’i minimizonin e ndërprisnin grandet.

Por kryeministri Rama me ministrat, drejtuesit e enteve publike qendrore dhe krye bashkiakët administrues të grandeve të BE, vazhduan vjedhjet, duke falsifikuar ofertat e tenderimeve, numrin e banorëve prezent në Shqipëri, cilësinë, projektet dhe çmimet e tregut për investimet, siç bëri Erjon Veliaj me vjedhjet në ndërtimin 11 shkollave të financuara nga BE.

Për këtë arsye, BE filloi të ulte vlerën e grandeve të investimeve për banorë me këto shifra: Në vitin 2016, grandet për Shqipërinë ishin 205 Euro për banorë; më  2017 u ulën në 185 Euro; më 2018 u ulën në 155 Euro; më 2019 u ulën në 110 Euro dhe në vitin 2021 u ulën në 94.3 Euro.

Ndërsa në muajin nëntor 2021, kryeministri Edi Rama, bëri një akrobaci, për “t’i hedhur hi syve” drejtuesve të BE, se gjoja do ndalonte korrupsionin, duke sajuar Drejtorinë e Donacioneve të Huaja në Kryeministri, në krye të së cilës emëroi krye hajdutin Ilir Beqaj.

Atëherë, “Pamfleti” raporti faktin, që Këshilli i Evropës, reagoi duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama, të anulonte emërimin e ish-ministrit hajdut Ilir Beqja, por Babloku i shpërfilli me heshtje.

Ndërsa BE, duke qenë Ilir Beqaj drejtor i donacioneve të tyre, i uli Shqipërisë grandet, nga 94.3 Euro për banorë që ishin në vitin 2021, në 36.8 Euro për vitin 2022, ndërsa për vitin 2023 i uli në 11 Euro, ose 17 herë më pak se Malit të Zi e 15 herë më pak se Maqedonisë.

Dyshimi i BE, u faktua dhe me vjedhjet me fatura false nëpërmjet restorantit e fermave të Ilir Beqajt; dhe abuzimi me 137 milionë Euro donacione, që BE i dërgoi për fermerët e Shqipërisë.

Deri më 20 nëntor 2021, donacionet e huaja i administronte Ministria e Financave, por  Babloku krijoji drejtorinë e posaçme në kryeministri me drejtor Ilir Beqajn; ndaj të cilit, përveç BE, reagoi ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, duke u larguar në mënyrë demonstrative nga takimi i donatorëve, kur në podium doli të fliste krye hajduti IIir Beqaj.

Po ndaj tij reagoi ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, duke u larguar nga takimi i ndërkombëtar i donatorëve në mënyrë demonstrative, kur në podium doli të fliste krye hajduti IIir Beqaj, ndërsa BE pakësoi me afro 20 herë donacionet për Shqipërinë./Pamfleti

ilir beqaj drejtori i donacioneve be grantet

Lini një Përgjigje