
Abuzimet në Spitalin e Traumës nuk kanë të ndalur. KLSH ka zbuluar abuzime nga më të ndryshmet, ndërkohë që Edlira Bode akoma nuk është shkarkuar pavarësisht kërkesës...
Spitali i Traumës është kthyer në një çerdhe abuzimi dhe skandalesh. Prej vitesh ky spital drejtohet nga Edlira Bode, por KLSH ka kontaktuar se abuzimet në këtë spital janë pa fund dhe për këtë arsye ka kërkuar shkarkimin e saj. “Pamfleti” pak ditë më parë tregoi se si te Trauma mungonin frigoriferët për kufomat, si abuzohej me ilaçet dhe si Edlira Bode bënte sehir. Sot po tregojmë se si vidhet përmes tenderëve, por jo vetëm.
Vjedhja më e madhe është bërë me ilaçet. KLSH ka konstatuar se një sasi e madhe e medikamenteve ishin pa vulën e kuqe me mbishkrimin “për përdorim spitalor ndalohet shitja”. Kjo do të thotë se mund të jetë bërë tregti me barnat.
Nga auditimi i procedurës se Prokurimit me objekt “Furnizim me barna për nevojat e SUT, e ndarë në 19 lote”, rezulton se, në listën e barnave për përdorim spitalor të miratuara nga MSHMS për vitin 2022, bari me princip aktiv Nadroparine Calcium me formë dozë 5700 IU Axa/0.6ml është bar i regjistruar dhe pjesë e kësaj liste.
Kompania F.F. ka paraqitur ofertë për barin me principin aktiv Nadroparine Calcium me formë dozë 5700 IU Axa/0.6ml për njësi (një shiringe parapërgatitur) në shumën 455 lekë pa TVSH.
Anëtarët e Njësisë së prokurimit të AK, SUT., kanë përcaktuar fondin limit për barin tregtar Fraxiparine, nga studimi i tregut, duke mos marrë parasysh çmimin e përcaktuar nga KCB në MSHMS si i vetmi komision ligjor për përcaktimin e çmimeve të barnave të listës së barnave për përdorim spitalor.
OE F.f. ka ofertuar për barin Faksiparine i cili ka për princip aktiv Nadroparine Calciumi çmimin për njësi 455 lekë (një shiringë e parapërgatitur), ndërkohë që ky çmim duhej të ishte 434,7 leke dhe vlera totale e kontratës për 50000 copë duhej te ishte 21,738,745 leke. Pra këto para kanë shkuar në xhep.
Nga auditimi i procedurës se prokurimit me objekt “Blerje materiale konsumi (implante ortopedike) për Shërbimin e Ortopedisë në SUT”, viti 2022, rezulton se:
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka kualifikuar operatorin ekonomik L. në kushtet kur ky OE, nuk i plotësonte kërkesat e AK në lidhje me listën e paraqitjes së mostrave, duke vepruar në mospërputhje me kriterin 2.3 pika h në DST.
Kompania L... si pjesë e BOE nuk përmbush kriteret për kualifikim, në këto kushte spitali duhej ta skualifikonte, konstaton KLSH.
KVO ka skualifikuar kompaninë E C. P. për mosparaqitjen e plotë të mostrave. 1.KVO OE L., pjesë e BOE nuk përmbush kriteret për kualifikim dhe në këto kushte duhej ta kishte s’kualifikuar BOE, dhe duke qenë se oferta e OE tjetër të kualifikuar rezulton e rregullt por ekonomikisht më pak e leverdishme, KVO ka vepruar duke favorizuar BOE edhe pse në kushtet e skualifikimit, Vlera 353.521.600 Lekë përbën prokurim të fondeve publike pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet.
Abuzime ka pasur dhe me servisin e makinave. Nga grupi i auditimit u konstatua se janë kryer zëra shërbimesh të pajustifikuara, pasi automjeti me targë 619 013, sipas fletë udhëtimeve nuk ka lëvizur për të gjithë vitin 2021. Pra, vlera që është likuiduar në urdhër shpenzimin nr. 122, datë 09.08.2021 në vlerën 116,400 lekë përbën dëm ekonomik.
Po ashtu KLSH ka zbuluar se protezat që përdoren për të gjymtuarit nuk ruhen me inventar dhe në magazina, por i mbante kryeinfermierja në zyrën e saj. Ndërkohë absurdi është se pavarësisht kërkesës së KLSH, nuk ka asnjë lëvizje nga qeveri për shkarkimin e Edlira Bodes. /Pamfleti
Lini një Përgjigje