
Edhe 12 ditë të tjera e ka shtyrë vendimmarrjen për dosjen e aferës "Partizani" gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke vazhduar kështu zvarritjen sipas planit të Berishës dhe të pandehurve të tjerë.
I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi, "zbërtheu" arsyet pse Berisha po përpiqet të largojë në maksimum ditën e gjykimit.
Gazetari Doçi tha kreu i Partisë Demokratike ka si synim të shtyjë vendimmarrjen pas 11 majit, me shpresën që do të rikthehet në pushtet dhe do mund të ushtrojë presion mbi drejtësinë.
“Kjo është një ndër dosjet më të rëndësishme dhe përfaqësuese për misionin e SPAK-ut për shembejn e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Është një nga dosjet më serioze dhe të kopsitura sa i takon hetimit dhe mbledhjes së fakteve dhe provave për të provuar veprat penale që dyshohet se kanë kryer Sali Berisha me dhëndrin e tij. Duke parë kopsitjen e kësaj dosje që është shumë e vështirë nga ana e gjykatës për të gjetur të çara për ta rikthyer për hetime të mëtejshme, ka një strategji banale dhe diskretituese edhe për figurën e Sali Berishës së meqenëse miti I tij si i pakuptuar ra pas zbulimit të pasurive, po bjen edhe miti i tij si një politikan që përballet si të thuash. Është duke përdorur të njëjtat taktika dhe manovra proceduriale, siç kanë përdorur disa figura të krimit të organizuar që kanë shtyrë me vite përballjen me gjykatën. Qëllimi është që meqenëse nuk kanë shpresë që kjo dosje mund të zhbëhet nga gjykata ose mund të prapësohet për hetime të mëtejshme, synohet të shtyhet vendimarrja pas 11 majit me shpresën dhe iluzionin se mund të jenë në rrethana më të favorshme pas për të ushtruar presion ndaj drejtësisë, me qëllim për t’i shpëtuar gjykimit për këtë aferë korruptive”, tha Doçi.
Avokati i Berishës kërkoi sot përjashtimin e gjyqtares Davidhi me argumentin se është e njëanshme, ndërkohë që Davidhi është ajo që e liroi nga arresti i shtëpisë fund nëntorin e kaluar.
“Avokati nga ana ligjore ka shumë të drejtë sepse ne kemi parë në procese të ngjashme që edhe figurat e krimit të organizuar për shkak të këtyre manovrave për të shtyrë hetimet ose kalimin e dosjes për gjykim, kanë përfituar nga afatet, kanë djegur afatet e paraburgimit dhe është detyruar prokuroria dhe gjykata që t’i nxjerrin në gjendje të lirë. Për t’u ndalur te gjyqtarja duhet të theksojmë për publikun që deri më sot nuk janë ngritur fakte ose dyshime që mund të kompromentojnë figurën e gjyqtares, por nga ana tjetër kemi të bëjmë me një gjyqtare e cila ka shuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën dhe për këtë vendim është vlerësuar nga Sali Berisha dhe rrethi i tij mediatik, dhe ky vendim është rrëzuar dhe korrigjuar nga gjykata e apelit. Është gjetur një vendim jo i ligjshëm në raport me rrethanat dhe gjykata e apelit vendosi për një masë tjetër sigurie. Jo vetëm që ka marrë një vendim në favor të Sali Berishës që hedh poshtë pretendimet e ngritura sot për një anshmëri të gjyqtares, por kjo gjyqtare për të cilën po e theksoj se nuk ka asnjë dyshim që mund të jetë e korruptuar, megjithatë kjo gjyqtare ka vendosur të shpallë grup të strukturuar kriminal ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe praktikisht ka shpallur grup të strukturuar kriminal një pjesë të qeverisë Rama”, tha Doçi.
Lini një Përgjigje