TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 15:33

Konfirmohet “puçi” me RTSH-në, Këshilli Drejtues "në gjunjë" para politikës për të emëruar Eni Vasilin!

Shkruar nga Pamfleti
Konfirmohet “puçi” me RTSH-në, Këshilli Drejtues
Pazaret në RTSH

Eni Vasili, më e preferua e anëtarëve të Këshillit Drejtues...

Nuk ka më asnjë dyshim se PD dhe PS e bënë të gjithë zallamahinë me Këshillin Drejtues të RTSH për të emëruar në krye të Televizionit Publik Eni Vasilin. “Pamfleti” e ka denoncuar prej ditësh këtë skandal, i cili sot u konfirmua.

Sot u bë votimi i parë për kandidatët që kanë shprehur interes për këtë post dhe rezultoi se Eni Vasili është më e votuara, ndonëse nuk ka kapur 7 votat e nevojshme. 5 anëtarë kanë dhënë votën për të, duke e bërë favoriten kryesore. Ndërkohë kandidatët e tjerë morën: Xhoi Jakaj 2 vota, Engjëll Musai 2 vota, Ermal Hoxha 1 votë, Flamur Buçpapaj 1 Votë.

Në total ishin 12 kandidatë në garë, ndërkohë që të premten në orën 10:00 Këshilli Drejtues i RTSH do të zhvillojë raundin tjetër, ku do të hidhen në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Pra duket se nuk ka më asnjë dilemë se nesër Eni Vasili merr çelësat e RTSH. Por emërimi i saj tregon edhe një herë gjendjen ku jetojmë. Në momentin që ajo u skualifikua nga gara, PD dhe PS u bënë bashkë për të mos e lejuar një gjë të tillë.

Si kurrë më parë, PD e PS shkarkuan në bllok anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH dhe emëruan besnikët e tyre, vetëm e vetëm që në këtë post të emërohet Eni Vaisli. Një gjë e tillë nuk është parë dhe dëgjuar kurrë. Politika dhe vetë Këshilli aktual shkelmuan çdo ligj, normë dhe rregull që ekziston në këtë vend. Edhe pse flitet për një televizion publik, ku jemi ne që paguajmë për rrogën e atyre që janë aty, politika fut hundët për të emërua një njeri besnik të saj.

Nuk e dimë se pse u bë gjithë kjo luftë, pasi Eni aty ku është e ka rrogën 10-fish më të lartë. Mos vallë do ndajë tepsinë me ata që po e emërojnë. “Pamfleti” ka denoncuar me dhjetëra herë gjullurditë që bëhen në RTSH, se si abuzohet me tenderët dhe financat publike. Mbetet të presim dhe të shohim nesër, pasi nëse Vasili shpallet drejtoreshë, atëherë jemi në kufijtë e një skandali. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje