TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 11:19

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH, Eni Vasili pritet të konfirmohet të premten

Shkruar nga Pamfleti

 

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH,

Ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Asnjë prej 5 kandidatëve nuk ka arritur që të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTSH. Ndërkohë, ajo që ka marrë më shumë vota është Eni Vasili, që me gjasë pritet të konfirmohet ditën e premte në krye të RTSH-së.

Si u votuan kandidatët?

Eni Vasili 5 Vota

Xhoi Jakaj 2 Vota

Engjëll Musai 2 Vota

Ermal Hoxha 1 Votë

Flamur Buçpapaj 1 Votë

Në total ishin 12 kandidatë në garë, ndërkohë që të premten në orën 10:00 Këshilli Drejtues i RTSH do të zhvillojë raundi tjetër, ku do të hidhen në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Anëtarët e Këshillit Drejtues

Kryetar Fatjon Hoxhalli
Nënkryetar Petrit Beci
Anëtar Enio Civici
Anëtar Pano Xhixho
Anëtar Alket Braho
Anëtar Zamira Kita
Anëtar Lorenc Vangjeli
Anëtar Bujar Kapexhiu
Anëtar Osman Mula
Anëtar Rajmonda Bulku
Anëtar Robert Budina

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH,

Lini një Përgjigje