TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2024, 10:00

Zjarret në Selenicë/ Pas luftës me flakët, vihen nën kontroll vatrat aktive

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Selenicë/ Pas luftës me flakët, vihen nën

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu tha se situata nga zjarret në vendin tonë vazhdon që të jetë e rënduar.

Vëngu ka parë nga afër situatën nga flakët në Bashkinë e Selenicës. Ai shprehet se pas një lufte të madhe të autoriteteve ndaj zjarreve, më në fund në Bashkinë e Selenicës nuk ka asnjë vatër zjarri.

“Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Amatosura.

Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve", shkruan ministri.

Lini një Përgjigje