TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Gusht 2025, 19:44

Zjarret në Patos dhe Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve! 

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Patos dhe Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri për
Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në zonën mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës, po vijon me ndërhyrje nga toka dhe ajri. Nga ana tjetër, në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim të ngushtë me emergjencat civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione. 

Në total, në operacion marrin pjesë, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 zjarrfikëse nga bashkia Patos, 1 zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër, 1 zjarrfikëse nga bashkia Lushnjë, 1 zjarrfikëse nga bashkia Fier, 2 mjete të kompanisë Albpetrol dhe 1 zjarrfikëse nga bashkia Roskovec. 

Kujtojmë se nga flakët një sipërfaqe e madhe me pisha dhe bimësi të dendur është shkrumbuar. Sipas autoriteteve, puna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon me intensitet të lartë dhe me koordinim të ngushtë ndërinstitucional. 

Lini një Përgjigje