
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në Malin Shpirag në Berat. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit.
Dhjetëra forca zjarrëfikëseje janë nisur drejt zonës së zjarrit, por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.
Ditën e sotme kanë shkuar për ndihmë edhe zjarrfikëset e Dimalit, ndërsa pritet ndihma repartit Poshnjes dhe helikopter nga ajri.
Zjarri ka rënë pranë zonës ku kompania Shell dyshon se ka gjetur naftë.Në të gjithë zonën janë përhapur dhjetëra zjarrfikës, por zjarri vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës malore.
Zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.
Lini një Përgjigje