Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në lagjen Kordhacë në Lazarat, duke përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar banesat pranë zonës së djegur dhe kanë krijuar panik te banorët. Mësohet se era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha. Aktualisht po ndërhyhet për izolimin e vatrës dhe për shmangien e çdo rreziku për banesat përreth.
Bëhet me dije se puna për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa situata është ende nën kontroll. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por autoritetet janë në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.
Lini një Përgjigje