TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2026, 11:56

Zhbllokohet juglindja! Rihapet qarkullimi për mjetet në aksin Librazhd-Prrenjas

Shkruar nga Pamfleti
Zhbllokohet juglindja! Rihapet qarkullimi për mjetet në aksin
Zhbllokohet juglindja! Rihapet qarkullimi për mjetet në aksin Librazhd-Prrenjas

Në orën 11:38 është rikthyer zyrtarisht qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor të prekur në zonën e Dragostunjës, duke i dhënë fund ndërprerjes së përkohshme që shkaktoi probleme për qindra drejtues mjetesh.

Pjesa e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas ishte bërë e pakalueshme për shkak të dëmtimeve në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Pas ndërhyrjeve në terren dhe garantimit të kushteve të sigurisë, autoritetet njoftuan rifillimin e lëvizjes.

Rihapja e këtij segmenti rikthen normalitetin në një prej arterieve kryesore që lidh Tiranën me juglindjen e vendit dhe me shtetet fqinje, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe transportin e mallrave.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë zonë, ndërsa në vijim pritet të jepen informacione të tjera mbi ndërhyrjet përfundimtare në këtë segment.

Zhbllokohet juglindja! Rihapet qarkullimi për mjetet në aksin

Lini një Përgjigje