
Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar pas zgjedhjes si eurodeputet i forcës politiie në pushtet në Greqi, të Fredi Belerit, i cili ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash.
Përmes një reagimi në Facebbok, Spahiu shkruan se KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht.
''Fredi Beleri u zgjodh Eurodeputet. KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme Himarë sepse Fredi Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht.
Beleri s’mund jetë Eurodeputet dhe Kryetar Bashkie në Himarë (Kushtetuata e Shqipërisë)
Ligjërisht zgjedhjet duhet ishin shpallur një muaj më parë, që kur Mikotakis e zyrtarzoi listën e eurodeputetve'', shkruan Spahiu.
Lini një Përgjigje