
Sipas dosjes së bërë publike nga hetimet e SPAK mësohet se prokurimi i parë i fituar nga kompania ‘5D’ është ndërtimi i një pedonaleje me korsi biçikletash në zonën e Liqenit të Thatë.
Më poshtë janë 13 procedurat e prokurimeve të fituara nga “5D Konstruksion”:
1.E 11-sipas radhitjes së bërë nga SPAK, është ajo e pedonales me korsi biçikletash tek Liqeni i Thatë.
2.Procedura e prokurimit “Ndërtim depo uji Daias 200m”, me fond limit 5. 081. 302 lekë.
Kontraktori është Ujësjellës Kanalizime Tiranë, me titullar që lëshoi urdhrin e prokurimit Redi Mollën, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm. Më 5 tetor 2016 ngrihet KVO, me përbërje Mariglen Qato në cilësinë e drejtorit të Departamentit Mbështetës pranë UKT, Manjola Bunguri dhe Durim Mustafa. Këta persona mes tyre Qato firmosin se nuk kanë konflikt interesi. Atëherë “5D” quhej “Igor Elektrik” shpk që u ftua të merrte pjesë si dhe “Kola invest” shpk që kanë paraqitur ofertën në vlerën 7. 795. 244 lekë. Sipas kontratës “Igor Elektrik” do të realizojë 22% të punimeve në vlerë 1. 004. 118 lekë (pa tvsh).
Më 24 tetor shpallen fitues bashkimi i operatorëve “Igor Elektrik” shpk dhe “Kola Invest” shpk. Në mbledhjen e KVO ka marrë pjesë edhe Mariglen Qato si kryetar komisioni. “Igor Elektronik” sipas SPAK, nuk ka plotësuar të gjitha kriteret. Kjo konvenon në xhiron ekonomike ku kërkohej të kishte mesatare 3-vjeçare jo më të vogël se fondi limit i tenderit. E një dokument të tillë nuk mund ta deklaronte pasi 3 vitet e fundit nuk kishte aktivitet ekonomik. Gjithashtu edhe kriteri i paraqitjes së bilanceve financiare për vitet 2013, 2014, 2015 nuk u paraqit pasi vetë shoqëria ishte themeluar në 2016. Sa i takon kapacitetit teknik u hasën mangësi pasi nuk është paraqitur asnjë dokumentacion.
“Anëtarët e KVO-së, ndërkohë që duhet të kishin konstatuar mungesën e plotësimit të kritereve të veçanta të kualifikimit në këtë procedurë prokurimi dhe do duhej të kishin skualifikuar nga kjo procedurë prokurimi bashkimin e operatorëve ekonomik “Igor Elektrik” shpka dhe “Kola Invest” shpk, në fakt kanë shpallur fitues pikërisht këtë bashkim operatorësh, në shkelje të kushteve dhe kritereve të përcaktuara në dokumentet e procedurës së prokurimit dhe në shkelje të kuadrit ligjor dhe nënligjor që normon procedurën e prokurimit publik të aplikuar në rastin konkret”, thotë SPAK. Redi Molla dhe Mariglen Qato, njëri titullar i autoritetit kontraktor dhe tjetri anëtar i KVO-së, shpallën fituese shoqërinë që posedojnë indirekt vetë ata dhe në shkelje edhe të kritereve të kualifikimit.
3.Procedura e prokurimit “Rikonstruksion i kolektorit të ujërave të zezs 2x1000 në Rr “Shyqyri Demneri” dhe rikonstruksion ujësjellësi DN-80mm”.
Urdhri i prokurimit i takon datës 4 shkurt 2017 të UKT sha, me firmë të titullarit Redi Molla, teksa fondi limit kap vlerën 10. 256. 562 lekë. Edhe në KVO e ngritur për këtë procedurë janë Mariglen Qato kryetar dhe anëtarët Manjola Bunguri e Durim Mustafa. Më 23 shkurt 2017, zhvillohet mbledhja për hapjen, shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave ku marrin pjesë dy operator ekonomik, “Bahas & Avduli” shpk që u skualifikua për mungesë dokumentacioni, dhe “Rej Igor Elektronik” shpk që u shpall fitues me ofertën në vlerë 9.933.768 lekë. “Igor Elektrik” do kryente 30% të punimeve në vlerë 2.959. 558 ndërsa “Rej” 70%. Edhe në këtë procedurë, fituesi mori paratë me shkelje si më sipas sa i takon kapaciteteve teknike, xhiros dhe faturave të bilanceve financiare që mungonin. Në këtë procedurë evidentohet fakti se Manjola Bunguri, anëtare e KVO, kryen komunikime pikërisht me punonjës të “5D” që u shpall fituese, dokumentuar në kumpjuterin e punonjëses Jonida Hoxha që është sekuestruar.
4.Procedura e prokurimit “Ndërtim rrjet ujësjellësi, rruga “Sulejman Pasha” dhe rruga “Ded Gjo Luli”.
Redi Molla si titull i UKT firmos urdhrin e prokurimit më datë 2 shkurt 2017, me fond limit 14. 788. 849 lekë. Anëtar të KVO janë Mariglen Qato, Manjola Bunguri dhe Ortjon Dhami. Kanë marrë pjesë në procedurë 4 operator ekonomik si bashkimi i operatorëve “Igor Elektrik” shpk dhe “Kola Invest” shpk, si dhe operatorët “Vuthaj” shpk, “England” shpk dhe “Caushi” shpk. KVO skualifikon operatorët e tjerë dhe rëndit të parën bashkimin e operatërove “Igor Elektrik” dhe “Kola Invest”. Më 30 mars 2017 lidhet kontrata teksa edhe këtu ndahen punimet në vlerat përkatëse 31% do i kryente kompania e drejtorëve dhe 69% “Kpla Invest”. “Igor Elektrik” edhe në këtë procedurë nuk plotëson kriteret. Sa i takon kriterit teknik, shoqëria deklaron dy inxhinierët që do ndiqnin gjithë punimet me pretendimin se nuk janë të angazhuar në punë tjetër, Ismet Elezaj inxhinier hidroteknik she Egert Kastrati inxhinier elektrik. Edhe në dy prokurime të tjera figurojnë emrat e tyre, ndërsa SPAK thotë se dokumentacioni në këto procedura është vërejtur nga Mariglen Qato dhe duhej të konstatonte se “Igor Elektrik” ka deklaruar të njëjtët drejtues teknik dhe inxhinier në të dyja procedurat. Edhe koha e kryerjes së punimeve janë e njëjta periudha nga 10 prilli 2017 në 8 qershor 2017.
Gjithashtu, mjetet e deklaruara përveçse kanë mangësi, kanë shërbyer dhe janë përdorur në të dyja procedurat e prokurimit njëkohësisht.
5.Procedura e prokurimit “Rikonstruksion ose rrethimi i stacioneve të pompimit të depove të ujit ujësjellës rajonal, faza ll
Redi Molla në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të UKT firmos urdhrin e prokurimit dt 15.08.2018, me fond limit 37.002.844 lekë. KVO përbëhet mga Mariglen Qato, Ledia Ramo dhe Ortjon Dhami. Më 24 shtator Mariglen Qato zëvendësohet si anëtar i KVO me shtetasen Alma Quku. 4 operator marrin pjesë në garë si bashkimi i operatorëve “Rruga Ura, Asfaltim Nr.2 Elbasan” shpk, “Igor Elektrik” dhe “Delia” shpk. KVO rëndit të parën bashkimin e operatorëve “Rruga Ura, Asfaltim Nr.2 Elbasan” shpk dhe “Igor Elektrik”. Kompania e drejtorëve do të kryente punimet në një vlerë totale prej 7. 413. 455 lekë. (Me tvsh) ose 18.53% të punimeve të shumës së ofertuar. Kushtet edhe në këtë rast nuk janë zbatuar nga “Igor Elektrik” dhe kryesisht ato teknike apo mjeteve që përdoreshin njëherësh në disa kantiere ku shoqëria kishte futur “kthetrat”.
6.Procedura e prokurimit “Rikonstruksion rrjet ujësjellësi nga St. Pompimit Kroi deri teo Depo e Çokollatës.
Redi Molla firmos si titullar urdhrin e datës 16.08.2018 me fond limit 7. 922. 425 lekë, dhe KVO përbëhej nga Mariglen Qato, Ledia Ramo dhe Ortjon Dhami. Mbledhja u krye më 4 shtator 2018 dhe marrin pjesë operatorët ekonomik “Igor Elektrik” dhe “Kola Invest” si dhe “Eurondërtimi 2000” shpk. Kjo e fundit skualifikohet për mangësi në dokumentacion ndërsa bashkimi i dy të parave fiton tenderin. Kur kishte përfunduar gjithë procedura Mariglen Qato zëvendësohet më 27 shtator. Pas kësaj anëtarët e KVO kanë kryer vetëm verifikimin e dokumentacionit të depozituar në origjinal apo kopje të njësuar, pas shpalljes fitues të operatorëve. “Igor Elektrik” do kryente punimet në vlerë 4. 460. 735 lekë ose 80% të tyre, ndërsa pjesën tjetër “Kola Invest”. Dy vite nga krijimi i shoqërisë tashmë, ajo ende s’kishte arritur të siguronte mjete e kushte që të plotësonte ligjërisht kriteret, ndonëse askush nuk i mori parasysh.
7.Procedurë prokurimi “Rikonstruksion i katër linjave të transportimit Dj426 mm çelik nga Hee Lanabregas-takimin me tub Dn 700 mm çelik”.
Fondi limit 49. 106. 150 lekë, urdhri i datës 17.08.2018 nga UKT dhe drejtori firmëtar Redi Molla. Mariglen Qato, Ledia Ramo e Ortjon Dhami anëtar të KVO. Më 24.09.2018 ku zëvendësohet Mariglen Qato. Tenderi kishte afat të implementohej për 30 ditë. “Eurondërtimi 2000” skualifikohet ndërsa “Igor” dhe “Kola” shpallen fitues. Sipas SPAK, në këtë procedurë KVO ka skualifikuar 3 operator ekonomik që në renditje ishin me ofertë më të ulët se operatori fitues. Si dhe janë skualifikuar 4 operator të tjerë por që janë renditur në vend të dytë deri në vendin e pestë. Igor fo kryente 40% të punimeve për 17. 374. 987 lekë ndërsa “Kola Invest” 60% . Edhe këtu KVO ka favorizuar fituesit thotë SPAK, për shkak se operatorët nuk plotësojnë kushtet teknike.
8.Prokurimi me objekt “Ndërtim rrjet kanalizimi Rruga e Durrësit”.
Data e urdhrit të Redi Mollës është 12 mars 2020 me fond limit 144. 987. 028 lekë, ndërsa anëtar të KVO u zgjodhën Ledia Dhamo, Haxhire Germaj dhe Ortjon Dhami. Më 8 maj 2020 KVO zhvillon mbledhjen për vlerësimin e ofertave. 10 operator ekonomik marrin pjesë ku tashmë “Igor Elktrik” ka marrë emrin “VAS konstruksion” e cila bashkon kapitalin me “Beis” shpk dhe “Meteo” shpk, ku bashkimi këtyre operatorëve kap vlerën 113. 715. 031 me ofertën e tyre ose 0.78% e fondit limit. “VAS” do kryente sipas kontratës 18% të punimeve, 50% “Beis” dhe 32% “Meteo”. Procedura sipas SPAK është e rregullt dhe pa mangësi, por Redi Molla shton organi i akuzës ka firmosur fituese kompaninë në zotërim të tij.
9.Prokurim me objekt “Rikonstruksion rrjet ujësjellësi në rrugën “Aleksandër Moisiu
10.Data e urdhrit të prokurimit është 21 shtator 2020 nga UKT me fond limit në vlerën 42.059,620 lekë. Lloji i procedurës se prokurimit ka qenë "Procedurë e hapur". Me të njëjtin urdhër janë caktuar edhe anëtarët e njësisë së prokurimit dhe është nënshkruar nga drejtuesi i autoritetit kontraktor Redi Molla. KVO e ngritur përbëhet nga Ortjon Dhami, Durim Mustafa dhe Ledia Ramo. Në procedurën e prokurimit kanë marre pjesë 14 operatorë ekonomik përfshirë edhe bashkimi i operatorëve "VAS Konstruksion sh.p.k - Senka sh.p.k". Duke vlerësuar vlerën e ofertave te tjera të paraqitura rezulton se oferta e bashkimit të operatorëve të mësipërm ka qenë ne renditje ne vendin e katert. Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik qe ne renditje ishte me oferte me te ulët se bashkimi i operatorëve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si oferte anomalisht te ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur ne vendin e pare ofertën e bashkimit te operatoreve "VAS Konstruksion sh.p.k - Senka sh.p.k", ne vleren 38,290.119 leke.
Komisioni ka paraqitur raportin përmbledhës për ecurinë e procedurës së prokurimit me nr. 15398/4 prol.. dt. 18.11.2020, i cili është miratuar nga shtetasi Elton Kacidhja ne cilësinë e titullarit te autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor ka shpallur formularin e njoftimit të fituesit në datën 18.11.2020.
Ne këtë procedurë prokurimi shtetasi Redi Molla nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor ka urdhëruar kryerjen e procedurës së prokurimit. ka caktuar njësinë e prokurimit dhe anëtaret e KVO-se, por procesi nuk është përfunduar prej tij pasi është larguar nga funksioni i mësipërm dhe miratimi i raportit përmbledhës dhe lidhja e kontratës është realizuar nga personi që e ka zëvendësuar atë në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor.
11.Perveç procedurave të prokurimit të zhvilluara nga AK shoqëria "Ujësjellës Kanalizime Tirane sha, hetimi është shtrirë edhe mbi procedurat e prokurimit të zhvilluara nga Ak Bashkia Tirane dhe institucionet e tjera ne varësi të saj, në të cilat është shpallur fitues shoqëria "5D”.
42 Konstruksion sh.p.k, si pjesë e bashkimit të operatorëve konkurrues. Rezultojnë të dhëna mbi favorizimin e operatorit ekonomik "SD Konstruksion” sh.p.k në raport me operatorët e tjerë ekonomik dhe në raport plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit të vendosura në dokumentet e tenderit të secilës procedurë objekt hetimi.
Konkretisht, lidhur me procedurën e prokurimit me objekt "Ndërtimi i segmentit rrugor ura rreth-rrotullimi Mullet deri te ura në fshatin Qeha", nga administrimi dhe shqyrtimi i dokumenteve të procedurës së prokurimit në fjalë, rezulton të ketë pasur shkelje. Më 06.03.2019 të Bashkisë Tirane është urdhëruar kryerja e procedurës së prokurimit me objektin e mësipërm me fond limit në vlerën 208.243.180 leke. Lloji i procedurës është "procedurë e hapur". Me të njëjtin urdhër janë caktuar edhe anëtarët e njësisë së prokurimit.
Në këtë pikë, SPAK nuk përmend emrin e titullarit kontraktues sikurse në rastet e mësipërme.
“Me urdhrin e datës 06.03.2019 të titullarit të autoritetit kontraktor ishte ngritur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të përbërë nga shtetasit Taulant Tusha, Enton Punavija dhe Albano Janku. Në datën 06.03.2019 Njësia e Prokurimit ka paraqitur dokumentet e tenderit. Njoftimi i kontratës është bërë në datën 06.03.2019, ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave është parashikuar deri në datën 08.04.2019. Në dokumentet e tenderit është përcaktuar se afati i punimeve do te jetë 9 muaj duke nisur nga dita e nënshkrimit të kontratës. Në datën 19.04.2019 KVO-ja ka zhvilluar mbledhjen dhe ka mbajtur proces verbalin për vlerësimin e ofertave. Nga hetimet rezulton se për këtë procedurë prokurimi kane marre pjesë 12 operatore ekonomike, ku përfshihet edhe bashkimi i operatoreve ekonomike "V.A.S Konstruksion shp.k & Sterkaj sh.p.k".
Rezulton se KVO-ja pasi ka vlerësuar ofertat e paraqitura, janë skualifikuar disa operatore ekonomike për mosplotësimin e kërkesave në dokumentet e tenderit. Në përfundim ka renditur të paren bashkimin e operatoreve "VAS Konstruksion sh.p.k & Sterkaj sh.p.k". ne verën 158,033,075 leke, qe i korrespondon rreth 75.8 % të vlerës se fondit limit. Komisioni ka paraqitur raportin përmbledhës për ecurinë e procedurës së prokurimit me 0r.10709/5 prot dt.25.06.2019, i cili është miratuar nga titullari i autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor ka shpallur formularin e njoftimit të fituesit ne datën 25.06.2019. Ne datën 28.06.2019 është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis autoritetit kontraktor dhe bashkimit te operatoreve ekonomik fitues.”.
Edhe në këtë rast thotë SPAK, bashkimi i operatorëve nuk përmbush kriteret sidomos ato teknike. Sa i përket operatorit “Sterkaj” shpk, rezulton të ketë fituar disa prokurime të Bashkisë Tiranë ku njëri prej tyre është rikonstruksioni i çerdhes nr 8, me fond limit 13. 313. 313 lekë. Fituesi u njoftua me 21/3/2019 ndërsa kontrata u lidh më 3/4/2019.
12.Lidhur me procedurën e prokurimit me objekt "Rehabilitimi i qendrës Kinostudio", urdhër i dt.22.09.2022 të Bashkisë Tirane është urdhër kryerja e procedurës së prokurimit me objektin e mësipërm me fond limit në vlerën 583.046,084 49 leke, lloji i procedurës është procedurë e hapur. Me të njëjtin urdhër janë caktuar edh anëtarët e njësisë së prokurimit. Me urdhrin e datës 22.09.2022 të titullarit të autoritetit kontraktor, që nuk i përmendet emri në dosje, është ngritur Komisioni Vlerësimit të Ofertave të përbërë nga Taulant Tusha, Julian Zanaj dhe Enton Punavija.
Njoftimi i dokumenteve të tenderit është bërë në datën 29.09.2022, ndërsa afati kohor për dorëzimin është parashikuar deri në datën 17.10.2022. Në dokumente e tenderit është përcaktuar se afati i punimeve do të jete 12 muaj duke nisur nga dita e lidhjes se kontratës.
Në datën 07.11.2022 KVO-ja ka zhvilluar mbledhjen dhe ka mbajtur proces verbalin për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën e prokurimit. Kanë marrë pjesë 12 operator ekonomik mes tyre bashkimi i operatoreve ekonomik "5D Konsiraksion" sh.p.k dhe "Bami" sh.p.k.
Rezulton se KVO-ja pasi ka vlerësuar ofertat e paraqitura ka s' kualifikuar disa operatore ekonomik për mosplotësimin e kërkesave në dokumentet e tenderit. Ne përfundim ka renditur te parën ofertën e bashkimit te operatorëve ekonomik "5D Konstruksion" sh.p.k dhe "Bami" Shpk në vlerën 345.099.918 leke, që i korrespondon rreth 59% te fondit limit. Edhe në këtë tender, pavarësisht opsionit që një nga operatorët ti përmbushte kërkesat, nuk ka ndodhur, pasi 5D dhe “Bami” dyshohet të jenë zgjedhur në mënyrë preferenciale.
Gjatë hetimeve paraprake, nga kontrolli i ushtruar zyrën e shtetasit Nestor Muhametllari nga vëzhgimi i pajisjeve telefonike e kompjuterike të sekuestruara ka rezultuar se ne njësinë.
kompjuterike te sekuestruar shtetasit Nestor Muhametllari është gjetur një foto e komunikimit me shtetasin Taulant Tusha, ne aplikacionin Whatsapp. Sipas përmbajtjes së këtij komunikimi shtetasi Taulant Tusha i ka dërguar personit letër një folder me emërtimin "Mangesite.doc" dhe ne komunikim përmendet emri "Hasan Vogli".
Me tej midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:
Bashkëbiseduesi: Kush e solli këtë?
Bashkëbiseduesi: T'i plotësoj sot me urgjencë. Po ia coj.
Taulant Tusha: Nuk e kuptoj pse nxitohen....
Thuaj Nestorit fol me Anjezën për projektin.
Bashkëbiseduesi: I kam thënë unë shpejt shpejt..... Ok.
Taulant Tusha: Se Ilda qenka 1….
Lidhur me bisedën e mësipërme nga hetimet ka rezultuar se Bashkia Tirane ka realizuar procedurën e prokurimit me reference nr.REF-67231-07-28-2020 me objekt "Rindërtimi i 8 (tete) objekteve arsimore ne Bashkinë Tiranë-Ndërtim i shkollës Hasan Vogli", e cila është zhvilluar në datën 10.08.2020 dhe lidhur kontrata ne datën 30.09.2020.
Në datën 09.09.2021 është nënshkruar marrja e përkohshme e objektit në dorëzim. Të dhënat tregojmë se data e modifikimit te fundit të këtij imazhi është data 25.11.2020.
Po ashtu rezulton se personat që përmenden në këtë bisedë janë shtetasi Nestor Muhametllari, ortak dhe administrator i shoqërisë "5D Konstruksion" sh.p.k, si dhe shtetaset Anjeza Callpati dhe Ilda Qazimilari, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit te Punëve Publike pranë Bashkisë Tirane. Komunikimi i mësipërm dëshmon faktin se shtetasi Taulant Tusha, i cili ka pasur cilësinë e Drejtorit te Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit te Punëve Publike dhe cilësinë e anëtarit te KVO-së, ka pasur komunikime me bashkëbiseduesin e mësipërm i cili është një person që "urdhëron" dhe "udhëzon" shtetasin Nestor Muhametllari për mënyrën se si duhet të veproje për punët e shoqërisë “5D Konstruksion" sh.p.k. ku vete ku i fundit është administrator i shoqërisë. Ky komunikim krijon dyshime se shtetasi Taulant Tusha ka pasur dijeni ne lidhje me pronarët e vërtetë të shoqërisë "5d Konstruksion" sh.p.k dhe njëherësh ka dijeni për faktin se shtetasi Nestor Muhametllari është vetëm i punësuar në këtë shoqëri dhe interesohet që ky i fundit te komunikoje me punonjës të drejtorisë së tij. Me qëllim ndreqjen e mangësive në projektin me objekt "Ndërtim i shkollës Hasan Vogli”.
Lini një Përgjigje