TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2024, 15:34

“Xhaçka moralisht dhe politikisht ka rënë”, Klodiana Lala për opinionin e Venecias: Reagimet e mazhorancës, për të vënë duart në kokë!

Shkruar nga Pamfleti
“Xhaçka moralisht dhe politikisht ka rënë”,
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me pajtueshmërinë e mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka.

Lala tha se mazhoranca ka kryer një puç kushtetues, me mënyrën se si e ka trajtuar këtë çështje. Gazetarja theksoi se Xhaçka, moralisht dhe politikisht ka rënë.

“Të gjithë e dinim që mazhoranca po kryente një puç kushtetues dhe ky ishte problemi më i madh i ndodhur në Shqipëri ku një mazhorancë nuk respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk prisja asnjë reagim tjetër nga Venecia.

Xhaçka moralisht dhe politikisht ka rënë. Pas opinionit të Venecias nuk mund të jetë më deputetë. Tentativa e mazhorancës për të mbajtur në këmbë një çështje që nuk mbahet më thjeshtë shton agoninë”, u shpreh ajo për “News24”.

Sipas Lalës janë tre arsyet pse mazhoranca socialiste nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mazhoranca socialiste nuk e zbaton sepse po fiton kohë për të mbyllur historinë korruptive të investimit strategjik që është i tmerrshëm dhe e dyta duan të zbehin hetimin që SPAK ka për këtë çështje dhe së treti i kanë dhënë kohë Xhaçkës që ta mbylli këtë kapitullin e vetë sepse me këto problematika që ka unë nuk e shoh në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025”, tha Xhaçka.

Ndër të tjera ajo komentoi dhe qëndrimin e deputetes së PS-së Klotilda Bushka lidhur me opinionin, duke thënë se ishte për të vënë duart kokës.

“Nuk kuptoj zonjën Bushka, e cila është jurist shumë e mirë, është ndër më të mirat që ka parlamenti, të bëjë atë reagim që i vjen turp ta lexojë është të vësh duart në kokë.

Ajoi kur të shkojë në parlament, të ngrihet të ketë kurajën dhe të thotë; Kjo çështja duhet shqyrtuar dhe ne duhet të marrim një vendim pro ose kundër ta zbarojmë këtë vendimin”, tha Lala.

mandati i xhackes komisioni i vencias

Lini një Përgjigje