
Marrëveshja e shelfit detar, që hartuan dhe nënshkruan ky kriminel përbindësh i popullit shqiptar, Sali Berisha, dhe pinjolli i tij Lulëzim Basha, me Qeverinë Greke, është një tradhëti e pastër kombëtare.
Për të hedhur këto pak rreshta me shërbeu shkrimi i kolonelit të nderuar, z. Myslim Pasha, me titull: “Një përgjigje Sali Berishës, që zgjoi sërish shejtanin”, botuar më 30 nëntor/2024 në Gazetën Tema, në linkun: https://www.gazetatema.net/blogu-tema/nje-pergjigje-sali-berishes-qe-zgjoi-serish-shejtanin-i469200
Shumë, shumë pak kolonel dhe shkencëtar të tillë patriot i kanë mbetur Shqipërisë. Marrëveshja e shelfit detar, që hartuan dhe nënshkruan ky kriminel përbindësh i popullit shqiptar, Sali Berisha, dhe pinjolli i tij Lulëzim Basha, me Qeverinë Greke, është një tradhëti e pastër kombëtare. Ajo duhet hetuar dhe gjykuar në detaje nga organet e drejtësisë dhe kufiri detar të ligjërohet për të qëndruar atje ku e ka projektuar koloneli i nderuar z. Myslim Pasha, ndërsa autorët dhe nënshkruesitë e saj, teknicienët e partisë që e përgatitën atë paҫavure, ashtu siҫ e donte Sali Berisha dhe Qeveria Greke, duhet të përgjigjen ligjërisht. Teknikalitetet mbi ndarjen e zonës së shelfit tonë detar duhet të bazohen në konventat ndërkombëtare të detit dhe sipas tyre të kryhen studime shkencore të detajuara dhe jo duke abuzuar me këto parime. Kjo duhet të bëhet një mësim dhe të shërbej si një vijë e kuqe, alarmuese, edhe për qeverinë aktuale apo ato që do të drejtojn Shqipërinë ndër vite, dekada apo shekuj, sa të ketë jetë njerëzore në këtë pjesë të planetit tonë. Kufiri tokësor apo ai detar janë të shënjtë, për ҫdo shtet apo shtetar kudo në botë dhe nuk negociohen me pazare politike por me studime shkencore të specialistëve me eksperiencë.
Ajo është sipërfaqja e shelfit detar që i takon vendit tonë, Shqipërisë, duhet të mbrohet shkencërisht dhe jo t’i falet Shtetit Grek, nëpërmjet lojrave politike të rrezikshme si ajo që aplikoi Qeveria Berisha apo siҫ mund të ëndërroj edhe Qeveria Rama, me marëveshje të fshehta ndërqeveritare "të falim detin dhe na jepë votën për antarësimin në Bashkimin Europian", sepse na duhet për të mbajtur pushtetin që të vjedhim popullin. Qeveritë tona të paafta dhe të korruptuara duhet të punojnë fortë për të plotësuar kërkesat që ka vendosur Europa për t’a bërë Shqipërinë anëtare të denjë të saj, ndryshe të hapin krahun, por jo të shesin sipërfaqe të teritorit tokësor apo detar. Shqipëria nuk është pronë private e këtyre mostrave, sepse ka plotë djem dhe vajza të mirë edukuar, brënda apo jashtë shtetit, me ide zhvillimi dhe ideale kombëtare që qëndrojn shumë herë më lart se këta që kanë marrë peng Shqipërinë prej 34 vjetësh.
Mbështetur në pozicionin gjeotektonik ku ndodhet vendi ynë, në trekëndëshin Shqipëri – Itali – Greqi dhe në rezultatet e zbulimit të resurseve natyrore të vërtetuara në këto dy vende fqinjë, në atë sipërfaqe të shelfit tonë detar parashikohen të zbulohen vendburime hidrokarburesh. Në këtë sipërfaqe të shelfit detar, me ato pak punime gjeologo - gjeofizike që u kryen nga kompanitë konҫesionare, nga studimet dhe shpimet e deritanishme të disa puseve, vërehet se rezultatet janë premtuese për ekzistencën e grumbullimeve hidrokarbure, të cilat janë një pasuri natyrore kombëtare me vlerë dhe nuk i duhen falur as Greqisë dhe askujt tjetër. Atëherë lind pyetja, pse nuk u zbuluan vendburime nafte me puset e shpuar? Kjo për arsye, sepse nga institucionet tona drejtuese përgjegjëse, të drejtuar aso kohe nga militantë partie mediokër dhe specialistët e paaftë që ata dërguan për të asistuar në ato sonda shpimi, pati neglizhencë të theksuar, mungesë përgjegjësie dhe kontrolli teknik mbi cilësinë e punimeve gjatë aktivitetit të tyre. Ato e shfrytëzuan mirë këtë moment dhe nuk u interesuan të vlerësonin shkencërisht këto rezultate dhe të investonin për të vazhduar më tej, por i konsideruan puset negativ, me rezultate jo komerciale dhe u larguan pa dhënë konkluzione mbi perspektivën naftëgazmbajtëse në ato blloqe kërkimi.
Vite të shkuara, nga ana jonë, bazuar në këto të dhëna dhe në punimet sizmike me cilësi të lartë, të kryera nga këto kompani të huaja, në një sipërfaqe të zonës së shelfit tonë detar, unë bashkë me disa koleg të specialiteteve të ndryshme, kemi realizuar një studim kompleks gjeologo – gjeofizikë që konkludoi edhe me llogaritjen prognozë të rezervave të naftës dhe gazit. Atje evidentohen një numër i konsiderueshëm objektesh perspektivë për kërkim, si në formacionin karbonatik që është vazhdim i Platformës Apuliane drejt vendit tonë, ashtu edhe në formacionin terigjen që e mbulon atë. Nuk janë vetëm këto pasuri, por në atë sipërfaqe detare nënujore ka dhe pasuri të tjera me vlerë që i shëbejn të sotmesë dhe të ardhmesë.
Në rast se këto qeveri të paafta dhe të korruptuara, nuk janë në gjëndje të përgatisinë dhe negociojn sakët kufirin detar, bazuar në konventën ndërkombëtare për ndarjen e detit, e cila bazohet në teknikalitete shkencore – ligjore, do bëjnë mirë t'a lënë atë kufi ndarës të shelfit tonë detar ashtu siҫ ishte dhe s’kanë detyrim të nxitohen, mund t’a zvarritin ashtu siҫ veprojn shumë shtete që kanë probleme të kësaj natyre. Koha do t’i japi të drejtën atij që i takon. Dërgimi i kësaj ҫështje kaq me rëndësi, për zgjidhje në gjykatën ndërkombëtare në Strazburg, pa reflektuar punën studimore - shkencore disa vjeҫare të specialistëve tanë të kalibrit si Prof., kolonel z. Myslim Pasha me grupin e tij, mund të na ҫoj në humbjen apo tëkurrjen e sipërfaqes së shelfit detar në zonën e gjirit dhe kjo nuk e përjashton ҫdo qeveri nga përgjegjësia ligjore.
Mjaftë është coptuar trualli shqiptar ndër shekuj, ai nuk duron më coptime të tjera, si kjo e detit apo siҫ janë falur me konҫesione për t’i shfrytëzuar dhe vjedhur gjithë pasuritë natyrore të naftës, gazit, minierave apo sipërfaqe të tëra shtetërore dhe private për resorte turistike, për të ndërtuar porte, pallate apo aeroporte, etj., me afate pafund nga 25 në 45 vjet dhe deri në 99 vjet tek "investitorët strategjikë", vëndas apo të huaj, politikanë, oligarkë të qeverive, siҫ është vepruar në gjithë këto vite dhe që është shtuar mjaftë me qeverinë aktuale. Kjo praktikë e gabuar, ku po grabitet gjithҫka, duhet ndëshkuar. Këto janë pasuri e popullit dhe vendime të tilla i takojn t’i marrë vetëm ai, populli dhe jo qeveritë e papërgjegjëshme. Kjo që po ndodh tek ne, nga këto qeveri, është një formë kolonializimi sipas modelit të ri, jo midis shteteve si në të kaluarën, por midis politikanëve karierist, që falin këto pasuri publike apo territore tek oligarkët, dhe vetë fshihen pas tyre si “aksionerë” ose i falin për kredo politike dhe pa bërë transparencë. Prandaj kërkojn të sundojn popullin tonë në përjetësi që të shpëtojn nga zullumet e mëdha që kanë bërë ndaj tij.
Historia na tregon se, sot dhe në shekuj, luftratë e përgjakëshme midis shteteve kudo nëpër botë, bëhen pikërisht për zgjerim dhe uzurpim teritoresh të pasura, sepse atje fshihen jo vetëm pasuri natyrore nëntokësore me vlera të konsiderueshme monetare, por ka edhe pasuri mbitokësore, që i duhen jo vetëm brezave të sotëm por dhe atyre të ardhshëm të ҫdo kombi. Prandaj qeveritë tona duhet të mendojn dhe veprojn sipas interesave kombëtare dhe jo interesave të ngushta personale të ҫastit, se kështu si po veprojn nuk i shërbejn aspak popullit. Pasuritë natyrore nëntokësore të naftës, gazit dhe mineraleve, janë të parikuperueshme prandaj duhen përdorur me nikoqirëllëk dhe me efikasitet, sepse ҫdo komb ka gjithmonë nevojë për to dhe jo vetëm sot. Pavarësisht futjes në shkallë të gjërë të energjive të rinovueshme, ato janë prapë të domosdoshme dhe të pazëvëndësueshme prej tyre, ato janë e ardhmja e një kombi dhe duhet ti shërbejn vetëm atij.
Ju, z. Kolonel, e keni studiuar dhe përcaktuar me dinjitet dhe në kohën e duhur kufirin e shelfit tonë detar, mbështetur në të drejtën detare ndërkombëtare dhe në eksperiencën e punës Tuaj disa vjeҫare, kurse unë e kamë trajtuar perspektivën naftëgazmbajtëse të shelfit detar, ku parashikohen të zbulohen vendburime nafte dhe gazi të rëndësishme për ekonominë dhe mirëqënien e popullit, bazuar në analizën e atyre pak të dhënave faktike gjeologo – gjeofizike që fituam nga aktiviteti kompanive të huaja në shelfin tonë dhe eksperiencën time 40 vjeҫare në fushën e kërkim – prodhimit në vendburimet e naftës dhe gazit.
Ajo që kamë shkruar unë mbi perspektivën naftëgazmbajtëse të shelfit detar, është po kaq e rëndësishme sa dhe kufiri i sipërfaqesë që keni përcaktuar Ju zotëri. Prandaj kjo sipërfaqe është bërë kaq e lakmueshme në gjithë këto vite nga qeveritë Greke, është bërë objekt negociatash pa fund, objekt shantazhesh për politikanët tanë, sepse ata janë me këmbë në tokë dhe punojnë për vendin e tyre. Ndërsa qeveritë dhe politikanët tanë, në këtë periudhë të gjatë dhe të mallkuar tranzicioni, nuk na kanë sjellë asgjë me vlerë, përveҫse shkatërrim, vjedhje dhe korrupsion marramëndës të pasurive natyrore minerare nëntoksore dhe ato mbitokësore.
Këta kanë vite që po merren edhe me coptimin dhe shitjen e teritoreve tona dhe nuk e kanë fare problem nëse i falin shtetit grek disa qindra hektar sipërfaqe nga zona e shelfi detar, për interesat e tyre personale, që të mbajnë pushtetin sa më gjatë, në mënyrë që të mbrojnë pasuritë që kanë vjedhur, familjet dhe gjithë njerëzit e tyre të implikuar në korrupsion. Shkrimi mbi perspektivën naftëgazmbajtëse në zonën e shelfit detar mund të lexohet në linkun: https://telegraf.al/speciale/dr-inxh-isuf-tushe-perspektiva-shelfit-detar-zona-ekskluzive-ekonomike-zee-dhe-lojerat-politike-qeveritare/
*Shënim: Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Lini një Përgjigje