TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2025, 08:48

Vlerësimi i masës së sigurisë, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi shkojnë në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Vlerësimi i masës së sigurisë, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, janë paraqitur mëngjesin e së shtunës në GJKKO, ku pritet të mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë. Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Ballukut, Gjylit dhe Elezit.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria.

 

Lini një Përgjigje