TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2025, 22:05

Reshjet e dendura të shiut/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga!

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të shiut/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut vijojnë të sjelin problematika të mëdha në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë.

Sipas banorëve niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga.

Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku.

Siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara përgjatë ditës deri në këto orë të mbrëmjes po punohet për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe rezervuarit.

 

Lini një Përgjigje