
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon që prej mbrëmjes së djeshme.
Fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët, të cilat nuk janë shuar as nga reshjet e shiut që përfshinë vendin. Një banor flet për mediat, i cili thotë se ky është një problem i madh që i shoqëron prej vitesh.
Tymi ka mbuluar gjithë zonën, ndërsa banori thotë se pastërtia është skandal dhe përballen çdo ditë me erën e rëndë të mbetjeve.
“Ka që dje. Tym ka, pastërtia këtu është skandal. Këtu jo tymi, por vjen aroma e mbeturinave. Ne bllokohemi. Ka vite që hidhen mbetjet. Është problem i madh, se kuptoj ca po bëjnë, se këta i patën për të hequr dhe nuk i hoqën. Ti çojnë në një zonë atje që këtu nuk ka popullatë”, thotë banori.
Ndërkohë, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.
Lini një Përgjigje