
Mbi 20 zjarrfikës përballen me terrenin malor pa mjete të specializuara; kërkohet ndërhyrje ajrore urgjente
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Dukatit në Vlorë që prej orëve të para të mëngjesit, duke shkrumbuar me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera. Flakët, të përhapura nga era, po ngjiten drejt majës së malit dhe rrezikojnë të përfshijnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, nëse drejtimi i erës nuk ndryshon.
Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse, të cilat përballen me kushte ekstreme pune, pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur hyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Të pamundur për të përdorur pajisje të rënda, ata po përdorin mjete rrethanore si lopata dhe degë pemësh për të tentuar izolimin e flakëve.
Autoritetet vendore kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri, pasi situata po përkeqësohet dhe çdo vonesë mund të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin e zonës. Alarmi është ngritur për Llogaranë, një ndër zonat më të rëndësishme natyrore dhe turistike të vendit.
Lini një Përgjigje