TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2025, 14:15

Vijon aksioni për prishjen e objekteve pa leje, IMT shemb 3 godina në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Vijon aksioni për prishjen e objekteve pa leje, IMT shemb 3 godina në

IMT-ja e bashkisë së Vlorës ka vijuar ditën e sotme aksionin për evidentimin e të gjitha objekteve pa leje si dhe shembjen e tyre.

Ditën e sotme IMT, por dhe IKMT kanë prishur tre godina të cilat nuk kishin leje ndërtimi apo ishin në proces legalizimi.

Në orët e para të ditës mjetet e IMT kanë qenë në lagjen Kushtrimi ku në mjediset e një shkolle është shembur një godinë (shtëpi) për të cilën pronarët nuk kanë pasur dokumentacion.

Vijon aksioni për prishjen e objekteve pa leje, IMT shemb 3 godina në

Forcat e IMT së bashkisë janë përqendruar edhe në zona të tjera për evidentimin e objekteve pa leje dhe prishjen e tyre. Po ashtu edhe në Lungomare janë hequr nga vetë pronarët objekte të cilat bllokojnë qarkullimin e këmbësorëve në trotuar.

I pranishëm gjatë aksionit ishte edhe kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, i cili deklaroi për mediat se të gjitha ndërtimet pa leje në territorin e bashkisë janë evidentuar dhe do të shemben një e nga një.

“Sot po shembim këtë objekt pa leje dhe më pas do të zhvendosemi në zonën e Lungomares, ku do të ndërhyjmë për një tjetër ndërtim pa leje”, u shpreh Dredha.

Aksioni do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë qytetin, ku janë konstatuar raste të zaptimit të hapësirave publike dhe ndërtimeve abuzive.

Brenda dy javësh nga IMT ja janë ekzekutuar 20 urdhra për prishje, ndërkohë që dhe në ditët në vijim aksioni do të vijojë.

Lini një Përgjigje