
Gjatë orëve të natës, reshjet e dëborës kanë përfshirë sërish zonat juglindore të Shqipërisë, duke krijuar një shtresë të lehtë në disa prej destinacioneve më të frekuentuara turistike.
Në Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra, ndërsa reshjet janë shfaqur me intensitet të ulët. Gjurmë dëbore janë vërejtur edhe në zonën e tuneleve të Qafë Plloçës.
Ndërhyrja e strukturave përgjegjëse ka qenë e menjëhershme, duke siguruar pastrimin e akseve rrugore dhe mbajtjen e tyre të kalueshme. Si pasojë, nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e mjeteve drejt këtyre zonave.
Situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa reshjet e lehta kanë krijuar më shumë një panoramë dimërore sesa probleme në infrastrukturë.
Lini një Përgjigje