TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2023, 18:28

Vihen nën kontroll flakët në malin e Shpiragut, 100 pjesëtarë të ushtrisë në terren

Shkruar nga Pamfleti

Vihen nën kontroll flakët në malin e Shpiragut, 100

Zjarri në malin e Shpiragut duket se është vënë nën kontroll.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë në Facebook-un e tij foto të zjarrfikësve që punojnë për normalizimin e situatës.

Sipas ministrit, situata është nën kontroll në këtë zonë, ndërkohë që ka shkuar në 100 numri i efektivëve që janë angazhuar për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri”, shkruan Peleshi.

Vihen nën kontroll flakët në malin e Shpiragut, 100

Vihen nën kontroll flakët në malin e Shpiragut, 100

Vihen nën kontroll flakët në malin e Shpiragut, 100

Lini një Përgjigje