TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2023, 18:04

Zjarret në vend, Haki Çako: Kemi vënë nën kontroll flakët në zonën e Beratit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në vend, Haki Çako: Kemi vënë nën kontroll

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga fshati Velabisht i Beratit ka komentuar situatën e zjarreve në vend.

Çako u shpreh se situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë në atë zonë, por falë punës dhe angazhimit të gjithë strukturave flakët janë vendosur nën kontroll.

Ai u shpreh se kryetarët e bashkive në përgjithësi nuk kanë organizuar strukturat dhe kanë kërkuar menjëherë ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe ka qenë një 24-orësh i vështirë për gjithë strukturat. Jemi në fshatin Velabisht të Beratit, së bashku me drejtorin e policisë dhe zjarri është vendosur nën kontroll pas punës intensive të pilotëve dhe helikopterit Cougar që nuk ka reshtur punën.

Ka pasur një rrezik të shtuar në fshatin Starovë me forcat përkatëse që ishin përgatitur edhe për evakuimin e banorëve, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për shkak të shuarjes së flakëve. Kjo verë ka qenë kryesisht pozitive falë punës së njerëzve dhe angazhimit të gjithë strukturave. Nuk kanë munguar as zjarret masive që kanë shkaktuar dëme”, u shpreh ai në “News 24”.

Lini një Përgjigje