TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 22:27

Video-skandali me Gjicin, gazetari: Kush janë personat e tjerë që implikoi Alma Kaçi

Shkruar nga Pamfleti

Video-skandali me Gjicin, gazetari: Kush janë personat e tjerë që

Gazetari Eni Ferhati, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës që dënoi me 3 vite burg ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe me një vit burg Alma Kaçin, pas video skandalit duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë.

Ai tha se vendimi Gjykatës ishte i sforcuar, ndërsa shtoi se së fundmi Kaçi në deklarimet që ka dhënë implikon dhe persona të tjerë.

Sipas tij duhet të ishte hetuar dhe Abedin Oruçi, duke qenë se emri i tij është përmendur dhe në deklaratën e Gjicit por dhe të Kaçit.

Vendi mi i Gjykatës më është dukur i sforcuar. Në deklarimet që ka dhënë Alma Kaçi implikon dhe persona të tjerë në këtë çështje, si Abedin Oruçi, por dhe personazhe të tjerë mediatik.

Ajo ka dhënë një deklarim që e rëndon më shumë këtë që e them unë, që nuk është bërë një hetim shterues. Duhet të ishte bërë një hetim më i thelluar. Dhe fakti që Abedin Oruçi  nuk po hetohet bazuar në deklaratën që ka dhënë dhe Safet Gjici ku ka thënë se kanë pasur konflikte”, tha ai në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania .

Lini një Përgjigje