TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 21:43

Përgjimet/ Si e favorizoi KPA, prokurorin “vëlla” të krimit të organizuar

Shkruar nga Arben Llangozi
Përgjimet/ Si e favorizoi KPA, prokurorin “vëlla”
KPA

Prokurori i Tiranës shiti drejtësinë te krimi dhe kalon vetingun...

Kemi dëgjuar për korrupsionin që është një vepër penale dhe që  është e vështirë për ta dokumentuar veprën penale. Por nuk kishim dëgjuar që të dokumentohet korrupsioni dhe të mos ndëshkohet.

Bëhet fjalë për një prokuror i cili është me detyrë në Tiranë dhe në vitin 2016 doli në përgjime proceduriale se i shërbente grupeve kriminale në këmbim të ryshfetit.

Prokurori jo vetëm se nuk u arrestua, por ai kalon vetingun si një figurë e pastër. Me këtë arsyetim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ky prokuror duhet të vijojë ti shërbejnë krimit të organizuar.

Informacioni i referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është zhdukur nga SPAK dhe nga KPA.

Pjesë nga përgjimet.

“SMS” nga nr i prokurorit 0694111196:  Mirdita 

“SMS” nga nr i prokurorit 0694111196: Këtu jam unë 

“SMS” nga nr i prokurorit 0694111196: O vëlla si të kam?

“SMS” nga nr i prokurorit 0694111196: O vëlla jam duke të pritur te gjykata e Krimeve të Rënda

“SMS”nr  grupit kriminal 0672020197:Miri jam vëlla , ku do takohemi 

“SMS” nga nr i prokurorit 0694111196: O vëlla më kthe përgjigje se ngela këtu.

A është kjo drejtësia dhe vetingu i udhëzuar nga amerikanët?

A është kjo drejtësia amerikane? 

A konceptohet në  SHBA që prokurori komunikon dhe bën pazare korruptive  me grupet kriminale dhe nuk ndëshkohet nga forca e ligjit?

A do të ishte në detyrë një prokuror i tillë në SHBA?

Përgjigja është JO.

Kjo është dhe do të ngelet drejtësia e varfër Shqiptare, drejtësia që nuk komandohet nga SHBA-BE por nga krimi i organizuar.

Lini një Përgjigje