TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2024, 21:01

Vetëvrasja e efektives, zbulohen detajet çfarë deklaroi i dashuri në polici; 21-vjeçarja kishte humbur babanë

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e efektives, zbulohen detajet çfarë deklaroi i

Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me armën e shërbimit. Mësohet se ajo ka qëlluar veten me një plumb në gjoks.

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme.

Policia pyeti në vendngjarje të dashurin e vajzës, si person që mund të ketë dijeni për shkaqet që e shtynë 21 vjeçaren drejt aktit ekstrem. Ai tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon. Ka dyshime se ka pasur debate mes tyre. 

Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

Sipas informacioneve gjatë turnit të një dite më parë ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje