TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2025, 14:33

Veliaj shpreh ngushëllimet për Dhimitër Anagnostin: Tirana humbi një qytetar model!

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj shpreh ngushëllimet për Dhimitër Anagnostin: Tirana humbi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Teksa shpreh ngushëllimet, Veliaj e cilëson këtë humbje si një goditje të rëndë për artin, kulturën dhe qytetin e Tiranës.

“Ndarja nga jeta e mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti është një humbje e madhe për artin dhe kulturën tonë, e po aq e rëndë edhe për qytetin e Tiranës.

Tirana humbi një nga qytetarët e saj model, që e deshi aq fort e ku ai krijoi aq shumë filma, që tani janë pjesë e historisë së çmuar kinematografike të Shqipërisë.

Një krijues vizionar si ai, që i kushtoi jetën filmit shqiptar, artit të kinemasë dhe ekranit, do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare.

Prehu në paqe mjeshtër", shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje